I ftohti gjatë dimrit rrit vështirësitë ekonomike për pensionistët në Librazhd
Temperaturat e ulëta të dimrit kanë shtuar vështirësitë për pensionistët në qytetin e Librazhdit. Rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe druve të zjarrit e ka kthyer ngrohjen në një barrë të rëndë për familjet me të ardhura të ulëta, të cilat shpesh detyrohen të kufizojnë edhe nevojat bazë të jetesës.
“Me dru zjarri dhe me kondicioner, më shumë me sobën me dru në guzhinë. Është 65 mijë metri. Tani varet si është përbërja familjare, po të jenë dy pensionistë, edhe s’ja del”, shprehet një pensionist.
Për shkak të kostos dhe vështirësive fizike, shumë pensionistë zgjedhin ngrohjen me energji elektrike, pavarësisht faturave të larta që kjo alternativë sjell gjatë muajve të dimrit.
“Ngrohemi me korent. S’është më lirë, por jemi pleq ne, s’i bajmë dot drutë t’i çojmë në kat të katërt. Aq sa kemi jorganin, shtrijmë këmbët. Nuk do bëjë çdo ditë ftohtë, do rrimë kur është ngrohtë… dalim në diell, tamam”, tha një tjetër pensionist.
Përdorimi i kondicionerëve për ngrohje rrit ndjeshëm faturat mujore, duke e bërë këtë zgjidhje të përballueshme vetëm me ndihmën e fëmijëve ose familjarëve.
Ngrohemi me kondicioner. Na shkon te 70–80 mijë lekë. Ka vështirësi, me ndihmën e fëmijëve e përballojmë. Kur është ftohtë e ndezim, nuk përballohen, po ç’të bëjmë, do lësh diçka tjetër mangët dhe do përballosh ngrohjen”, shprehet zotëria.
Edhe ngrohja me dru zjarri është bërë gjithnjë e më e vështirë, pasi çmimi i tyre ka shkuar deri në 6–6.5 mijë lekë për metër kub, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e pensionistëve.
“Ngrohemi me dru, me korent, si ta kemi. Në krahasim me një vit më pare është më shtrenjtë. Me mundësitë që kemi, mundohemi ti përballojmë, me vështirësi. E ndezim në darkë, se ta ndezësh gjatë gjithë ditës mbaron. Harxhojmë 3, 4 ose 5 metër kub dru, ndërsa për energji shkon 200, 150”, tha qytetari.
Përveç ngrohjes, pensionistët përballen edhe me shpenzime të larta për ilaçe dhe kujdes shëndetësor, duke e bërë dimrin edhe më të vështirë për ta.
Një zonjë shprehet se: “Me dru zjarri i blejmë aq lekë metër kub. Shkon 50, 60. I përballojmë me një pension. Ftohtë është, po çfarë të bëjmë. Do marr ilaçe muaj për muaj, jam me tension, me hekur në këmbë, të gjitha i kam, po çfarë të bëj.”
Në qytetin e Librazhdit, i njohur për temperaturat e ulëta gjatë dimrit, pensionistët vijojnë të përballen çdo ditë me zgjedhje të vështira mes ngrohjes dhe nevojave të tjera bazë, ndërsa dimri mbetet një sfidë e vazhdueshme për ta.
Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
ISHP: Kujdes nga vapa, ja problematika shëndetësore që shkakton
Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor
- 18:59 Rama poston videon: Bufi i kthyer në Flamingo
- 18:58 Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër
- 18:56 Bill Gates: Epstein kishte ndërmend të më shantazhonte për lidhjet e mia jashtëmartesore
- 18:55 Irani eksporton 40 milionë fuçi naftë brenda qershorit
- 18:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët pritet të mblidhen para godinës së Kryeministrisë
- 18:46 Zvicra rifillon pagesat për sistemin Patriot dhe kërkon edhe një sistem tjetër të mbrojtjes ajrore