Shqipëria importoi 8,100 tonë kafe, çmimi u rrit 5% për shkak të kërkesës së lartë

28 Janar 2026 | 18:55

Çmimi i kafesë u rrit ndjeshëm vitin e kaluar për shkak të rendimentit të ulët në vendet e origjinës. Ndërkohë, në çmim ka ndikuar edhe kërkesa e lartë nga shtimi i numrit të turistëve.

Vitin e kaluar, çmimi mesatar i kafesë u rrit me 5%, ritmi më i lartë që nga viti 2022, ndërsa arsyet gjenden tek furnizimi në tregjet ndërkombëtare dhe rritja e konsumit nga turistët në vendin tonë.

Të dhënat nga doganat tregojnë se importet e kafesë vitin e kaluar arritën rekord 8,100 tonë, me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2024.

Prodhuesit e mëdhenj, Brazili dhe Vietnami, janë goditur nga moti ekstrem, i cili ka dëmtuar rendimentin, dhe rënia e prodhimit global ka ndikuar gjithashtu në çmim.

Në të njëjtën kohë, kërkesa globale ka vazhduar të rritet, sidomos në Azi dhe në tregjet urbane të vendeve në zhvillim, ku konsumi i kafesë po rritet me ritme më të shpejta se në Europë dhe Amerikën e Veriut.

Në lokalet e Tiranës, një filxhan kafe blihet sot nga 80 deri në 120 lekë, dhe luhatjet e çmimit ndikojnë në strukturën e bizneseve të vogla, të cilat janë masivisht të lidhura me këtë produkt. Në shumë prej tyre, kafeja përbën pjesën më të madhe të xhiros dhe të fitimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore

Sistemi energjetik është përmirësuar gjatë muajit maj.  Të dhënat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit tregojnë se prodhimi vendas i energjisë elektrike u rrit me...
15:43 | 26/06/2026

40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve

Afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve në Skemën Kombëtare të Bujqësisë është shtyre edhe për 10 dite te tjera. Lajmin e ben te ditur...
15:40 | 26/06/2026

Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset

Për të dytin vit radhazi, në kryeqytet u zhvillua Samiti për Inteligjencën Artificiale ndërsa zhvillimi i shpejtë i kësaj teknologjie, si dhe krijimi i një...
18:04 | 25/06/2026