Obeziteti në alarm, ekspertët bëjnë thirrje për ushqim të shëndetshëm
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) u bën thirrje vendeve të forcojnë politikat për ushqim të shëndetshëm në shkolla, duke paralajmëruar se mënyra e ushqyerjes gjatë fëmijërisë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e individit gjatë gjithë jetës.
Udhëzimi i ri global i OBSH-së vjen në një kohë kur edhe Shqipëria, ashtu si shumë vende të tjera, po përballet me rritje të ndjeshme të mbipeshës dhe obezitetit tek fëmijët, ndërkohë që kequshqyerja mbetet ende një problem i pranishëm.
Sipas OBSH-së, 1 në 10 fëmijë dhe adoleshentë në botë jeton me obezitet, duke tejkaluar për herë të parë numrin e fëmijëve nën peshë. Organizata paralajmëron se obeziteti në fëmijëri rrit ndjeshëm rrezikun për diabet, sëmundje të zemrës, goditje në tru, kancer dhe sëmundje të tjera kronike në moshë të rritur.
Ekspertët theksojnë se shkollat janë në vijën e parë të kësaj beteje, pasi fëmijët kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës aty. Aktualisht, rreth 466 milionë fëmijë në mbarë botën përfitojnë ushqim në shkollë, por mungojnë të dhëna të plota mbi cilësinë ushqyese të ushqimeve që u shërbehen.
Për herë të parë, OBSH u kërkon shteteve të adoptojnë një qasje gjithëpërfshirëse shkollore, ku ushqimet dhe pijet e ofruara brenda dhe përreth shkollave të jenë të shëndetshme dhe ushqyese. Udhëzimi rekomandon vendosjen e standardeve të detyrueshme, kufizimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, kripe dhe yndyrnash, si dhe masa që nxisin zgjedhje më të shëndetshme.
Sipas OBSH-së, deri në tetor 2025, 104 shtete kishin miratuar politika për ushqimin e shëndetshëm në shkolla, por vetëm 48 prej tyre kufizonin marketingun e ushqimeve jo të shëndetshme. Organizata thekson se këto politika duhet të shoqërohen me monitorim dhe zbatim të fortë, për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve dhe për të parandaluar sëmundjet kronike në të ardhmen.
Mbi 1 mijë banorë pa ujë të pijshëm në Mokër, situatë problematike në 8 fshatra të Pogradecit
Pas ankesave të qytetarëve dhe shqetësimeve të deputetëve, Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të shportës
Video e dhunës ndaj adoleshentes, ekspertët ngrenë alarmin për bullizmin
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë