Analisti zbulon sa variojnë gjobat në Europë për parkimin dysh

29 Janar 2026 | 22:19

Analisti Flogert Muça, i ftuar këtë të enjte në emisionin Now me Erla Mëhillin, foli mbi ndryshimet e fundit që ka pësuar Kodi Penal, kryesisht neni 45 që flet për parkimin dysh. Muça tregoi se sa shkojnë gjobat në vendet e tjera të Evropës në rastin e parkimit të gabuar të automjeteve nga qytetarët.

Sipas analistit, në vende si Gjermania, Spanja dhe Italia, gjobat për parkim të gabuar të automjetit variojnë nga 165 deri në 750 euro, si dhe parashikohet burg nëse pengimi shkakton pasoja fatale për qytetarët.

“Ekziston si nen, por nuk e kanë zgjidhur. Burgu nuk është automatik, fillohet me gjobë. Nëse ne ankohemi kur parkojnë keq dhe na vendoset një gjobë prej 20 mijë lekësh, në Gjermani, Spanjë dhe Itali gjoba fillon nga 165 deri në 750 euro dhe burg nëse pengimi shkakton pasoja fatale. Në momentin që bëhet analiza, që është çështje e prokurorisë pastaj, se sa minuta u vonua dhe nëse kjo shkaktoi vdekjen e filanit, kjo dënohet me burg në vendet që përmenda. Burg bëhet nëse pengohet apo dëmtohet rëndë dikush. Në raste me pasoja të rënda penale, në rastin kur është ndjekur dikë, në këtë rast edhe policia futet këtu. Në rastin kur bëhet pengesë për këmbësorët nuk është burgu, kjo ka një proporcionalitet. Tek këmbësorët është gjoba, tek pengimi i ambulancës që shkakton vdekjen e të sëmurit është burgu. Këtu nuk është problem i nenit, por të ketë njerëz që e zbatojnë nenin me rigorozitet. Ajo nuk është gjë e keqe, sepse ka për të disiplinuar trafikun dhe njerëzit”, u shpreh analisti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026