Schieder: Shqipëria të fuqizojë luftën kundër korrupsionit, mbështesim punën e SPAK
Raportuesi i Përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, mbajti të enjten një konferencë për shtyp në përfundim të misionit të tij vjetor të mbledhjes së fakteve në Shqipëri. Ai vlerësoi takimet e zhvilluara dhe nënvizoi se lufta kundër korrupsionit duhet të forcohet.
Schieder theksoi rëndësinë e punës së SPAK dhe mbështetjes së saj nga institucionet: “Puna e SPAK të mbetet e pandërprerë nga aktorë të tjerë dhe puna e SPAK të mos pengohet nga institucione të tjera. SPAK duhet të bëjë punën e tyre me gjetjen dhe tyre dhe gjithçka që mendojnë se është e nevojshme dhe ne kemi thënë që të gjitha institucionet të mbështesin punën e SPAK.”
Ai vlerësoi gjithashtu ecurinë e Shqipërisë në negociatat për anëtarësim në BE, duke shtuar: “Shqipëria do vazhdojë të jetë pararojë për zgjerimin, për mbylljen e kapitujve nuk është vetëm te miratimi i legjislacionit, që ne e kënaqëm BE-në, por duhet bërë për harmonizim më të mirë të standardeve këtu dhe atyre në BE. Edhe pas miratimit të legjislacionit ka goxha punë për të bërë”, tha Andreas Schieder.
Raportuesi i PE komentoi edhe protestat e opozitës dhe kulturën politike në vend: “Duhet shmangur dhuna dhe Shqipëria duhet të ketë një qasje të bashkuar. Mësova kohët e fundit se në Kuvend ka unanimtet për disa çështje të jashtme, uroj të ndryshojë kultura edhe në çështje të tjera. Ka ardhur koha që kultura politike në Shqipëri të bëjë një hap përpara. Mos të dramatizohet gjithçka, mos të fillohet me koktejt molotovi, etj., por të luftohet fortë me argumente të forta në skenën politike, aty ku duhet. Kjo vlen për qeverinë dhe opozitën. Mbi 90% e qytetarëve shqiptarë duan integrimin në BE. Kjo është gjëja më e mirë që mund t’i tregojë Shqipërisë Evropës”, tha ai.
Gjykata rrëzon të gjitha akuzat ndaj Sami Lushtakut për frikësim të dëshmitarëve
Karakaçi inspekton punimet në Bypass-in e Tiranës: Lidhje me autostradat, duke shmangur hyrjen në qytet
Apeli i Posaçëm lë në fuqi sekuestron ndaj 25 pasurive të Jamarbër Malltezit dhe Argita Berishës
- 15:06 I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota
- 14:29 Avokatët e huaj takojnë Erion Veliajn në Durrës, Ndreca: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
- 14:17 I lidhur me trafikun e 8.1 tonëve drogë drejt Evropës, vetëdorëzohet kreu i grupit kriminal i shpallur në kërkim nga SPAK
- 14:06 Zyrtarizohet rikthimi, Roberto Mancini merr sërish drejtimin e kombëtares italiane
- 14:00 Koreja e Jugut lëshon alarm emergjence për rrjedhje të fosforit të bardhë në bazën ajrore amerikane
- 13:49 Irani sfidon SHBA-në: Nuk do t’ju lejojmë të përcaktoni kohën e luftës dhe paqes