Këshilli Bashkiak i Vlorës miraton dy zona për tregje të përkohshme për Tregun Industrial
Këshilli Bashkiak i Vlorës, në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte miratoi me shumicë votash vendimin për krijimin e tregjeve të përkohshme ambulante dhe autorizimin për lidhjen e kontratave të qirasë, në kuadër të zhvendosjes së përkohshme të Tregut Industrial.
Sipas vendimit, tregtarët e Tregut Industrial do të zhvendosen përkohësisht në dy zona të përcaktuara nga Bashkia, deri në ndërtimin e tregut të ri.
Vendimi parashikon:
Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant me sipërfaqe 520 m², në lagjen “24 Maji”, zona kadastrale nr. 8604.
Krijimin e një tregu të përkohshëm ambulant në zonën industriale të Vlorës, zona kadastrale nr. 8605.
Ky vendim synon të garantojë vazhdimësinë e aktivitetit për tregtarët gjatë periudhës së punimeve për tregun e ri.
Kujtojmë që tregtarët e Tregut Industrial u paraqitën këtë të premte pranë ambienteve të Pallatit të Kulturës, ku po zhvillohej mbledhja e Këshillit Bashkiak, për të kërkuar një zgjidhje përfundimtare lidhur me vendosjen e tyre pas nisjes së punimeve për ndërtimin e tregut të ri.
Ata kërkojnë nga Bashkia që t’u vihet në dispozicion një treg i mirëfilltë dhe i përshtatshëm, ku të mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre tregtar pa u penalizuar ekonomikisht. Sipas tregtarëve, mungesa e një alternative konkrete rrezikon t’i lërë ata pa mundësi pune, ndaj apelojnë për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë.
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 13:39 Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës
- 13:37 Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave
- 13:18 BE-ja gjobit Google me 890 milionë euro për shkelje të konkurrencës
- 13:04 Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti
- 12:58 Përplasje jashtë Parlamentit, protestuesit kërkojnë largimin e kamerave: Bojkotoni mediat
- 12:53 Peleshi kërkon të kalohet në rendin e ditës, deputetët e opozitës bllokojnë foltoren. Pesë minuta pushim