Mjekja: Medikamentet pa recetë nuk e zgjidhin problemin e pagjumësisë

1 Shkurt 2026 | 19:19

Në emisionin Health O’Clock, ishte e ftuar Dr. Jonida Haxhiu, doktore shkencash në psikologji dhe pedagoge e fushës, e cila foli mbi rëndësinë e gjumit dhe pasojat që sjell mungesa e tij.

Sipas Dr. Haxhiut, gjumi është “një nevojë fiziologjike e organizmit, i cili rekuperon trupin nga aktiviteti ditor dhe mundëson funksionimin normal të proceseve jetësore si metabolizmi dhe sistemi imunitar”. Ajo theksoi rëndësinë e një gjumi cilësor për shëndetin mendor, duke shtuar se një natë pa gjumë mund të reflektohet menjëherë në lodhje, mungesë energjie dhe vështirësi për t’u përqëndruar.

Haxhiu nënvizoi se pasojat bëhen edhe më të dukshme kur gjumi jo cilësor vazhdon për periudha të gjata: “Nëse kjo situatë vazhdon, është e nevojshme të konsultohemi me një specialist për të kuptuar shkakun e problemit dhe për ta trajtuar atë siç duhet.”

Ajo sqaroi gjithashtu se nevoja për gjumë ndryshon sipas moshës dhe individit: për të rriturit, rekomandohen mesatarisht rreth 8 orë gjumë, ndërsa për fëmijët dhe të rinjtë, nevoja është më e madhe ndërsa theksoi se çdo organizëm ka ritmin e vet dhe qëllimi është të funksionojë normalisht të nesërmen.

Në lidhje me faktorët që ndikojnë në cilësinë e gjumit, ajo përmendi përdorimin e substancave si nikotina, kafeina, pijet energjike apo droga, si dhe ekspozimin ndaj pajisjeve smart pranë orarit të gjumit. Dr. Haxhiu dha këshilla praktike për një gjumë cilësor:

Shmangia e substancave stimulante dhe e ushqimeve të rënda para gjumit; reduktimi i përdorimit të pajisjeve smart në orët pranë gjumit për të mos penguar procesin natyral të rënies në gjumë; krijimi i një ambienti të qetë dhe relaksues që ndihmon trurin të përgatitet për gjumë; mbajtja e orareve të rregullta të gjumit dhe zgjohemi për të optimizuar cilësinë e tij.

Në fund, Dr. Haxhiu këshilloi që përdorimi i medikamenteve për gjumin duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e specialistëve duke nënvizuar rëndësinë e konsulencës profesionale.

“Marrja e medikamenteve pa përshkrim mjeku nuk zgjidh problemin dhe mund të krijojë varësi. Nëse kemi probleme të gjumit, duhet të drejtohemi tek psikologu ose psikiatri, sipas nevojës, për të kuptuar shkakun dhe për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Hipertensioni i patrajtuar mund të çojë pacientin drejt dializës apo heqjes së veshkës, ja çfarë thotë doktoresha

E ftuar këtë të diel në Health O’Clock me Brunilda Cami, doktoresha Marsida Duli foli në lidhje me hipertensionin, ku sipas të dhënave thuajse 1...
18:06 | 24/05/2026

Rrëfimi i një nëne me djalin pjesë e spektrit autik: Ka pasion të këndojë, jam e vendosur ta mbështesë

Në emisionin Health O’clock këtë të diel në Euronews Albania, me moderatore Bruna Cami, ka qenë e ftuar nëna e një fëmije me spektër autik....
17:24 | 05/04/2026

Njihuni me embriologen shqiptare që ka krijuar 22 bebe

Sidi Dunolli, embriologia e cila drejton laboratorin në Qendrën Koço Glozhieni, rrëfen në Health o’Clock me moderatoren Bruna Cami në Euronews Albania mbi eksperiencën e...
17:31 | 29/03/2026