Shtyhet vendimmarrja për çështjen Veliaj, gjyqtarja Deda tërhiqet për vendim

2 Shkurt 2026 | 13:41

Është mbyllur këtë të hënë shqyrtimi paraprak i çështjes penale që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa gjyqtarja Etleva Deda është tërhequr për vendimmarrje lidhur me kalimin ose jo të dosjes për gjykim.

Procesi është shtyrë për shkak të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares, duke iu dhënë Veliajt afati ligjor pesëditor për të depozituar formalisht kërkesën. Seanca e radhës është caktuar më 9 shkurt.

Seanca paraprake gjyqësore është shoqëruar me debate mes palëve. Avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të shprehet qartë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, avokatja e caktuar kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë i pandehuri.

Gjermeni ka theksuar se, pavarësisht se mandati i tij është revokuar nga klienti, ai mbetet i detyruar procedurialisht të paraqitet në gjykatë deri në momentin kur avokatja kryesisht të marrë zyrtarisht funksionet.

Pas debateve, prokuroria ka kërkuar vijimin e procesit me paraqitjen e konkluzioneve përfundimtare. Në këtë moment, avokati Artan Gjermeni është larguar nga salla e gjyqit.

Më pas, edhe kryebashkiaku Erion Veliaj është larguar nga ambientet e gjykatës, duke kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, si dhe të avokates së caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Malaj njofton ndryshimet në buxhet, indeksimi i pensioneve nis më 1 korrik

Qeveria ka miratuar Aktin Normativ për disa ndryshime në buxhetin e shtetit për vitin 2026, duke parashikuar fonde shtesë për pensionet, shëndetësinë, mbrojtjen, si dhe...
17:47 | 30/06/2026

Qeveria miraton “bonusin e verës” për pensionistët, sa do të jetë shuma që do të përfitojnë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ka njoftuar se qeveria ka miratuar një bonus të ri për pensionistët, i cili do të quhet “bonusi...
17:07 | 30/06/2026

Aksidenti tragjik i furgonit të Beratit, policia: 2 viktima dhe 15 të plagosur, oficeri Vatoci jep detaje nga vendi i ngjarjes

Drejtori i Policisë Rrugore ka dhënë detaje për mediat nga vendi i ngjarjes ku ndodhi aksidenti i rëndë i një furgoni të linjës Berat–Tiranë. Sipas...
16:35 | 30/06/2026