“Plumbi i Artë”/ Dëshmia e Henrik Hoxhajt në GJKKO: Planet për atentate, pagesat dhe roli i Nuredin Dumanit

3 Shkurt 2026 | 11:45

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, këtë të martë vijoi seanca gjyqësore për dosjen “Plumbi i Artë”, ku dëshmoi Henrik Hoxhaj. Ai u paraqit fillimisht si bashkëpunëtor i drejtësisë, status i cili më pas iu hoq nga SPAK.

Gjatë dëshmisë së tij, Hoxhaj deklaroi se është njohur me Nuredin Dumanin në vitin 2020 dhe rrëfeu një sërë ngjarjesh kriminale, përfshirë plane atentatesh dhe ekzekutime të kryera në qytete të ndryshme.

Duke folur për atentatet e planifikuara, Hoxhaj tregoi se pas disa ngjarjeve, kishin diskutuar për vrasjen e Altin Ndocit dhe njërit prej vëllezërve Haxhia.

“Arsyeja për vrasjen e Ndocit ishte sepse ata që donte të vriste, donin t’i linin në kurriz vrasjet e Elbasanit. Për Ndocin kishte edhe arsyen se ai ishte zënë me vëllain e tij, Dashin”, -dëshmoi Hoxhaj.

Ai shtoi se planet për këto atentate u vështirësuan për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe se ishte menduar që sulmi të kryhej gjatë ceremonive mortore, por plani nuk u realizua.

Në vijim, Hoxhaj foli për atentatin ndaj Besmir Haxhias, duke përshkruar në detaje mënyrën e organizimit dhe ekzekutimit të tij.

“Kemi marrë tre automatike dhe një armë brezi. Ekzekutor do ishim unë dhe Nuredini. Kishim veshur rroba të OFL-së dhe Nuredini kishte vendosur maskë silikoni”, – deklaroi ai.

Sipas dëshmisë, atentati u krye pasi viktimat u bllokuan në trafik, ndërsa Dumani zbriti për të qëlluar nga afër, por arma iu bllokua.

“U detyrova të zbrisja unë me kallashnikov dhe qëllova disa herë, pastaj u larguam drejt Tiranës”, – tha Hoxhaj, duke shtuar se për këtë ngjarje kishte marrë 35 mijë euro.

Ai foli edhe për arrestimin e shoferit, duke deklaruar se ishte çuditur kur ky i fundit kishte lidhur Talo Çelën dhe Altin Ndocin me ngjarjen, por më pas kishte kuptuar se kjo ishte bërë me udhëzim.

Në dëshminë e tij, Hoxhaj përmendi edhe një listë të gjatë personash të shënjestruar në Elbasan.

“Lista në Elbasan ka qenë e gjatë, niste me Otin, Emiljanon…”, -deklaroi ai.

Për vrasjen e Emiljanos, Hoxhaj tregoi se i ishte ofruar një pagesë prej 150 mijë eurosh dhe se ai vetë zgjidhte personat që do të përfshiheshin në atentate.

“Unë zgjidhja vetë kë merrja për të kryer atentatet, sepse ishte jeta ime”, – u shpreh ai.

Ai rrëfeu gjithashtu rolin e Skerdi Tases në një nga atentatet, duke thënë se Tase ishte ekzekutori, ndërsa vetë ai shërbente si shofer.

“Pas vrasjes, makinën e ka djegur Skerdi dhe të dy kemi ardhur në Tiranë. Pas 3-4 ditësh, Nuredini më ka sjellë lekët”, -përfundoi Hoxhaj.

Seanca në GJKKO vijon, ndërsa dëshmia e Henrik Hoxhajt pritet të jetë një nga elementët kyç në hetimin e dosjes “Plumbi i Artë”.

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026