Rama vizitë në Sofje, bën thirrje për zgjidhjen e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

8 Qershor 2021 | 21:39

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë vizitës zyrtare në Sofje është takuar me homologun e tij, Stefan Yanev. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, çështja kryesore ishte mosmarrëveshja mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kreu i qeverisë bullgare tha se vendi i tij mbështet perspektivën evropian të dy vendeve dhe shtoi se çështja mes tyre dhe Maqedonisë së Veriut duhet zgjidhur me bisedime dypalëshe.

“Nuk duhet të krijohet ideja që Bullgaria po bën diçka që bllokon. Rruga evropiane si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë ne e mbështesim. Çështjet tona të dyanshme mund të zgjidhen me bisedime dypalëshe, ndërhyrje të jashtme nuk janë të mira. Ne duhet të gjejmë rrugën e dialogut dhe konstruktivizmit”, deklaroi z. Yanev.

Nga ana e tij, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se ky ngërç rrezikon që të pengojë mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare si për Maqedoninë e Veriut por edhe për Shqipërinë.

Nisur nga ky fakt, z. Rama i bëri thirrje qeverisë bullgare që të bisedojë për kapërcimin e kësaj pengese.

“Duhet ta zgjidhin këtë, besoj fort që kjo është diçka duhet të zgjidhet mes dy vendeve dhe mes popujve dhe udhëheqësve të dy vendeve. Të tjerët mund të ndihmojnë, por nuk mund të bëjnë apo zëvendësojnë atë që duhet të bëjnë dy palët dhe shpresoj që kjo të ndodhi shpejt”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

Z. Rama bëri thirrje që “Bullgaria si shtet anëtare e BE është e pjekur dhe me vullnet pozitiv bashkë me Maqedoninë e Veriut mund të arrijnë të gjejnë zgjidhje.

“Këto çështje siç na mëson histori mund të bëhen gjithmonë edhe më të komplikuara nëse nuk ka bisedime dhe vullnet të përbashkët për ta zgjidhur ballë për ballë dhe jo përmes palëve të treta”, deklaroi ai.

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE për shkak të mosmarrëveshjeve për gjuhën, minoritetet etnike dhe çështjet historikë.

Bullgaria kundërshton nocionin se gjuha maqedonase është e veçuar nga ajo bullgare, duke insistuar se është një “dialekt”. Gjithashtu Sofja kërkon që Shkupi të njohë “origjinën bullgare” të kombit maqedon.

Deri tani Bullgaria ka ofruar si “kompromis” që të njohë gjuhën maqedonase dhe identitetin maqedon nëse Maqedonia e Veriut pranon ka rrënjë historike nga Bullgaria. Por, kjo nuk është pranuar duke bërë që Sofja të bllokoi nisjen e bisedimeve të RMV-së me BE.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026