Kosova, Shqipëria dhe Kroacia takohen me synim bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

3 Shkurt 2026 | 16:10


Delegacione të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë janë takuar për të diskutuar lidhur me mundësitë e avancimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, në kuadër të deklaratës së përbashkët të nënshkruar më 2025.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës, delegacioni kosovar u udhëhoq nga drejtori i politikave të mbrojtjes, Faruk Geci, dhe gjatë takimit “u shkëmbyen mendime lidhur me mundësitë për avancimin e bashkëpunimit të përbashkët në fushën e aftësive mbrojtëse, bashkëpunimin ndërmjet industrive mbrojtëse të vendeve nënshkruese, si dhe hapat e mëtejmë për zbatimin e deklaratës”.

Edhe Shqipëria dhe Kroacia u përfaqësuan në këtë takim trepalësh me drejtorët e tyre të politikave të mbrojtjes dhe armatimeve.

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës tha se takimi trepalësh është në kuadër të zbatimit të fushave të bashkëpunimit që parasheh deklarata për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Sipas deklaratës, janë katër fusha kryesore të bashkëpunimit, që përfshijnë promovimin e bashkëpunimit në fushën e aftësive mbrojtëse dhe industrisë mbrojtëse, rritjen e ndërveprueshmërisë përmes arsimit, trajnimit dhe ushtrimeve të përbashkëta, adresimin e kërcënimeve hibride dhe forcimin e qëndrueshmërisë, si dhe ofrimin e mbështetjes së vazhdueshme dhe të plotë për integrimin euroatlantik.

Ky pakt i mbrojtjes thotë se të tri shtetet do të bashkëpunojnë për të rritur sigurinë dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

“Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e përpjekjeve të koordinuara për adresimin e sfidave të reja të sigurisë, kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të tjera që mund të cenojnë stabilitetin rajonal dhe atë ndërkombëtar”, u tha në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Kosovës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

72-vjeçari humbi jetën nga zjarri në Korçë, banorët: Ishte i alkoolizuar, tentoi disa ditë më parë t’i vinte zjarrin banesës

Një ngjarje e rëndë u shënua pasditen e sotme në lagjen nr. 15 të qytetit të Korçës, ku një 70-vjeçar humbi jetën si pasojë e...
16:42 | 11/07/2026

Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetë një person, banorët evakuuohen nga forcat zjarrfikëse

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një pallati në lagjen nr 15 të qytetit të Korçës. Në vendngjarje ka mbërritur forcat zjarrfikëse dhe...
16:14 | 11/07/2026

Berisha: Samiti i NATO-s në Ankara, një samit historik!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar Samitin e NATO-s në Ankara si një ngjarje me rëndësi historike për Aleancën e Atlantikut të...
16:00 | 11/07/2026