Vrasja e Gentjan Bejtjas në Larushk, dënohet me 24 vite burg një nga të akuzuarit

4 Shkurt 2026 | 12:19

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqarajn, një vit më shumë se sa kërkoi prokuroria, lidhur me vrasjen e Gentjan Bejtjas në mars të vitit 2024 në Larushk, Fushë-Krujë. Beqaraj akuzohet për “Vrasje me paramendim”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Falsifikim apo përdorim të dokumenteve të falsifikuara”.

I pandehur për këtë ngjarje është edhe Edison Haxhiu, i dënuar më parë me dy vite burg përmes gjykimit të shkurtuar, si dhe Florian Plaku, alias Serjani alias Mamo, i arrestuar verën e kaluar në Vlorë dhe që po gjykohet i ndarë.

Prokuroria dyshon se Beqaraj dhe Plaku kanë kryer vrasjen në bashkëpunim, ndërsa Haxhiu ka siguruar kushtet për ekzekutimin e saj. Krimi dyshohet të ketë qenë i porositur nga subjekte kriminale jashtë vendit, në konflikt me Bejtjan.

Autorët mbërritën në vendin e ngjarjes me një automjet “Land Rover Discovery” të zezë, të cilin e dogjën pas krimit në fshatin Hasan. Më pas u larguan me një “Volkswagen Golf” pa targa, drejt fshatit Bubq, Krujë. Ky automjet, i cili ka ndihmuar policinë në hetime, rezulton në pronësi të Edison Haxhiut dhe është përdorur gjithashtu nga Ilir Beqaraj.

Pak kohë pas atentatit, policia arrestoi dy të rinj nga Miloti, banues në Tiranë, duke siguruar prova që lidhin ata me ngjarjen. Hetimet vazhdojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Para vrasjes së Bejtjas, familja e tij ishte objekt i disa sulmeve me armë. Në korrik 2023, gjatë një tentative për ta vrarë, humbi jetën kunati i tij, Ramazan Sino, ndërsa dy djem të mitur të Bejtjas u plagosën. Në janar 2022, ish-polic Bejtja shpëtoi nga një atentat me kallashnikov në afërsi të Niklës, Fushë-Krujë, ku u plagos miku i tij, Klodian Stafuka, 31 vjeç.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026