Seanca në GJKKO për grupin e Laert Haxhiut, përplasje mes të akuzuarve, Tafani: Ai më mori në qafë
Në Gjykatën e Posaçme po zhvillohet procesi në ngarkim të grupit të Laert Haxhiut.
Avokati Aldo Duro iu drejtua trupës gjykuese:
“Edhe njëherë përsëris kërkesën time për vlerësim psikologjik për bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani. Ai jo vetëm ka qenë përdorues i drogëve, të llojit kokainë dhe heroinë, por vazhdon trajtimin me metadon, një substancë e cila krijon varësi po njësoj.”
Të pandehurit kundërshtuan dëshmitë e dhëna nga bashkëpunëtori Artan Tafani.
Erisiano Abedini: Nuk e kam takuar Laert Haxhinë. Unë me këta persona nuk jam as mik, as armik, asgjë. Kemi tre vjet që nuk po marrim asnjë përgjigje. Nuk më lidh as profesioni me Laert Haxhiun as miqësia me të. Kam tjetër profesion dhe tjetër miqësi. Vlerësojeni pak këtë.
Bujar Abedini: Unë dua as mëshirë asgjë, dua vetëm drejtësi.
Aldo Shkëmbi: Kemi të drejtë të njihemi me të gjitha aktet, nuk na interesojnë faktet apo të dhënat për persona që nuk janë objekt i këtij gjykimi.
Prokurori Behar Dibra: Ka një hetim tjetër që po vijon dhe aktet nuk lidhen me çështjen, objekt i këtij gjykimi. Kërkesa është e pabazuar në ligj. Aktet që ka dhënë cilësinë e personit që ka dijeni, nuk kanë asnjë interes.
Artan Tafani për vrasjen e Fridman Xhaferrit: Në lidhje me pengmarrjen, e kam shpjeguar se si është goditur në kokë me armë. Plumbi e ka kapur në rrëshqitje sepse lëvizte. Ai ka qenë gjallë derisa është futur në ujë. Ka ndërruar jetë kur e futëm në ujë, herën e dytë kur e lidhëm me gurë. Makina ka qenë e zezë, por bënte nuancë kur rrinte në diell. Në lidhje me Bledarin dhe Mariglenin, kur kërkuam vend me hedh trupin e Fridmanit, nuk ka qenë hera e parë.
Tafani iu drejtua të pandehurve në kafaz:
“Shoku juaj më mori në qafë mua, Laerti.”
Pas këshillimit në dhomën e këshillimit, trupi gjykues vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve për kundërshtimin e dëshmisë së dhënë nga Artan Tafani gjatë këtij gjykimi në raport me dëshmitë e dhëna gjatë fazës paraprake. Të gjitha procesverbalet, të cilat edhe prokurori i relatori bëhen pjesë e fashikullit të gjykatës, do të vlerësohen nga gjykata për të shqyrtuar besueshmërinë e personit që është pyetur (Artan Tafani).
Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 17:49 Regjistri i bizneseve numëron 250 mijë njësi në vitin 2025, gati gjysma fermerë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave