“Altin Dumani është në rrezik real”, deklarata e fortë e gazetares: Garda nuk ka marrë masa shtesë
Gazetarja Denada Jushi tha në një intervistë në Euronews Albania se ka të dhëna se ish-kreu i SPAK Altin Dumani është e rrezikuar për shkak të detyrës që mbajti për 4 vjet.
Jushi theksoi se bazuar në këto indicie kreu i ri i SPAK ka kërkuar masa shtesë mbrojtëse nga ana e Gardës së Republikës gjë që deri tani nuk ka ndodhur.
“Në investigimet që kam bërë them me përgjegjësi se ish-drejtuesi i SPAK i cili gjatë lëvizjeve të tij nga mbarimi i mandatit ka në shoqërimin e tij vetëm 2 anëtarë të gardës, familja e tij ruhet nga forca të policisë së shtetit. Ka pasur një kërkesë nga drejtuesi i ri i SPAK para komisionit të mbrojtjen në KLP, që ka indicie dhe të dhëna konkrete se lëvizshmëria e ish-kreut të SPAK ka rrezikshmëri prej mbarimit të mandatit dhe garda, edhe pse komisioni pranë KLP i ka parë këto indicie, deri tani nuk ka marrë asnjë masë për të shtuar sigurinë ndaj tij”, tha gazetarja Jushi.
Ndërkaq, burime nga Garda e Republikës bëjnë me dije për Euronews Albania se struktura e mbrojtjes së Dumanit nuk ka ndryshuar. Ai vazhdon të ketë 4 roje të gardës së republikës, njëjtë sikur ishte kryetar i SPAK.
Dumani nga ana tjetër ka kërkuar edhe më shumë mbrojtje shtesë, përfshirë eskortë për familjen e tij.
Eric Wendt kandidati i Trump për ambasador në Shqipëri, Çejku: Një kandidaturë shumë e mirë
Analisti komenton zgjedhjet në PD: Ka vetëm një kandidat, nuk ka kuptim të ketë proces
Braçe kundër ‘Diellës’: Nuk e jap votën për ministra me AI
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës