Blenë vota për Partinë Socialiste, dënohen me shërbim prove 3 mbështetësit nga Kurbini

Inceneratori i Fierit
5 Shkurt 2026 | 16:02

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtor suke dënuar për korrupsion në zgjedhje shtetasit Gersi Kaçorri, Besnik Uka dhe Artur Jahja. Togat e zeza i dënuan me nga 8 muaj secilin në aplikim të gjykimit të shkurtuar, por që ky dënim në aplikim të nenit 59 konvertohet në 1 vite e 6 muaj shërbim prove.

Procedimi penal ishte regjistruar mbi bazën e materialit të referuar nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit për veprën penale, “Korrupsion aktiv dhe pasiv në zgjedhje”, të kryera në bashkëpunim, gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të datës 11 maj 2025.

Gjatë fushatës zgjedhore, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, premtuan, ofruan dhe dhanë shuma monetare zgjedhësve të Bashkisë Kurbin, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar për kandidatët e Partisë Socialiste

Hetimi evidentoi se të pandehurit kanë qenë aktivë në fushatën zgjedhore në mbështetje të këtij subjekti politik, duke ofruar dhe shpërndarë mjete monetare tek zgjedhësit për të ndikuar në mënyrën e votimit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë

Një protestues u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm në protestë për bashkim përtej ndarjeve politike. Ai theksoi se pjesëmarrja në shesh nuk duhet të...
20:30 | 19/06/2026

Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër

Një person është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Liqeni i Viroit, në hyrje të Gjirokastër. Sipas informacioneve paraprake, viktima është një burrë...
19:48 | 19/06/2026

Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

Me thirrjet “Erdhi uragani, erdhi rinia, çohuni djema, Rama jep dorëheqjen, ju erdhi fundi, Rama prite popullin se po vjen, Rama në bug Berisha në...
19:37 | 19/06/2026