“Motra ime është e sëmurë”, tragjedia e familjes Kola në Itali! Djali ngatërroi dy shifrat e fundit kur lajmëroi ambulancën

6 Shkurt 2026 | 08:33

Një tragjedi e rëndë ka tronditur Italinë dhe komunitetin shqiptar, pas humbjes së jetës së katër anëtarëve të familjes Kola në banesën e tyre në Porcari, pranë Luccës. Familja dyshohet se është helmuar nga monoksidi i karbonit, një gaz i padukshëm dhe vdekjeprurës.

Sipas mediave italiane, alarmi u dha nga djali 22-vjeçar, i cili telefonoi qendrën e emergjencës 112, duke thënë fjalët dramatike:

“Motra ime është sëmurë, nuk e dimë çfarë ka”.

Gjatë telefonatës, i riu arriti të japë edhe adresën, por për shkak të gjendjes së rënduar, ngatërroi numrin e banesës. Para se të humbiste frymën, ai tha një adresë por tregoi gabimisht numrin e shtëpisë (tha 168 në vend të 186), që bëri që ambulanca të vinte rreth e rrotull për të gjetur shtëpinë. Si pasojë, ambulanca u drejtua fillimisht në adresën e gabuar dhe ndihma mjekësore mbërriti rreth dy orë me vonesë. Kur ekipet e emergjencës arritën më në fund në banesën e saktë, të katër anëtarët e familjes ishin pa shenja jete.

Viktimat janë:
• Arti Kola, 48 vjeç
• Jonida Kola, 43 vjeçe
• Hajdar Kola, 22 vjeç
• Xhesika Kola, 15 vjeçe

Hetimet paraprake tregojnë se shkak i ngjarjes ka qenë rrjedhja e monoksidit të karbonit, ndërsa disa prej personave të ndihmës që hynë në banesë pas ngjarjes shfaqën gjithashtu shenja helmimi dhe u trajtuan nga mjekët.

Ngjarja ka hapur debat në Itali mbi menaxhimin e thirrjeve të emergjencës dhe rrezikun e madh që paraqesin pajisjet ngrohëse pa standarde sigurie. Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie që i mori jetën një familjeje të tërë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026