U paraqit për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, Ajola Xoxa del nga SPAK

6 Shkurt 2026 | 09:09

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj është paraqitur këtë të premte të 6 shkurtit në Prokurorinë e Posaçme. Ajo është parë nga mediat të dalë menjëherë nga SPAK dhe është larguar nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Paraqitja e saj lidhet me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, e caktuar ndaj saj në kuadër të një hetimi të nisur nga SPAK. Ajo po hetohet për dyshime se ka përfituar në mënyrë të paligjshme fonde publike për përfitim personal.

Hetimet po vijojnë për të zbardhur mekanizmat e këtyre përfitimeve të dyshuara, si dhe për të identifikuar rolin e mundshëm të personave të tjerë të përfshirë në këtë çështje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026