Historia e inspektores së burgjeve: Nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat
Meri Mezini, në moshën 48-vjeçare, nisi të realizonte ëndrrën e saj të rinisë për të punuar si inspektore burgu, një dëshirë që e kishte mbajtur gjithmonë në zemër. Përveç angazhimit në polici, Meri shkruan libra që tregojnë histori të vërteta.
“Këto kanë qenë ëndrrat e mia të hershme nga rinia, por isha e detyruar të zgjidhja punën që sillte më shumë të ardhura, edhe pse nuk ishte profesioni që unë e doja vërtet. Si inspektore policie kam filluar në vitin 2015, me vonesë, dhe thashë me vete: ‘Tani do t’i arrij ëndrrat e mia.’ Shkrimi dhe policia kanë qenë gjithmonë dy ëndrrat e mia nga rinia, dhe nuk është kurrë vonë për të arritur gjërat që dëshiron,” rrëfen ajo.
“I vetmi vend që mu ofrua ishte Policia e Burgjeve. E doja shumë uniformën, sepse kam pasur një xhaxha oficer dhe gjithmonë thoja: ‘O do të bëhem oficere si xhaxhai, ose do të bëhem police.’ Familja më thoshte: ‘Ti je zemër butë, le të dukesh e butë, por duhet të jesh e fortë në ato vende të errëta.’”
Meri ka punuar në Burgun 313, një nga burgjet më të vështira. Aty ishte përgjegjëse për pjesën e takimeve, kur vinin familjarët, dhe kontrollonte ushqimin. “Në fillim më dukej shumë e vështirë, qëndrova gati pesë vite, pastaj kalova te gjykata, më pas në spitalin e burgut. Aty nuk e kam përjetuar mirë. Aty kishte gra të dënuara për vepra të lehta, dhe shpesh familja e tyre i futte në burg. Mendoj se gratë nuk duhet të shkojnë në burg; mund të jenë 100 gra të vendosura nën arrest shtëpie,” shprehet ajo.
Meri ka një histori familjare me libra; gjyshi i saj i solli një valixhe me libra kur erdhi nga Amerika. “Unë i kam botuar më vonë për arsye ekonomike. Historia e burgut më ka ndihmuar shumë; një nga librat e mi është ‘Dielli brenda burgut tim’, që tregon histori të vërteta.”
Libra të tjerë që ka shkruar, pa qenë ende në polici, janë: “Dashuri të humbura të një gruaje”, për adoleshencën dhe dashurinë e parë, që nuk duhet të gjykohet kurrë tek një femër; “Shpirti flet”, për kujtime dhe reflektime personale; “Prostituta brenda një vile”, që flet për emigrantët.
Ajo është promovuar nga Diana Culi dhe ndjek moton: “Nuk jam shkrimtare, por më pëlqen të shkruaj.”
Meri ka dhënë edhe dëshmi penale, me mesazhin që të rinjtë mos mbajnë barrë të gabimeve të para në jetë. “Për mua ka qenë rëndësia e integrimit në shoqëri; ata që kanë kaluar këtë pjesë dhe janë mbyllur brenda kështjellave, mund të ndryshojnë. Fëmijët nuk duhet të braktisen për gabimet e para, sepse ndikimi mund të jetë për gjithë jetën.”
Në total, ajo ka mbi 11 vite në polici dhe deri sa të dalë në pension do të mbajë uniformën e veshur. “E kam nisur këtë karrierë në moshën 48-vjeçare. Kam njerëz të mi në kurbet që nuk kanë arritur të ecin aq sa kam ecur unë këtu,” përfundon ajo.
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 16:04 SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim
- 15:56 “Kërkesat e protestuesve”, Grupi Parlamentar i PD kërkon interpelancë urgjente me Ramën në Kuvend
- 15:53 Talentet dhe strategjia e ekipeve të moshave, në fokus të takimit me Presidentin Duka
- 15:52 Lajm i rremë për vdekjen e babait të Messit shkakton dorëheqje dhe zemërim në Argjentinë
- 15:49 Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë
- 15:41 Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona