Indeksi i sundimit të ligjit, Shqipëria përmirësohet por korrupsioni mbetet sfidë

6 Shkurt 2026 | 19:44

Shqipëria pozicionohet në vendin e 87-të në Indeksin Global të Sundimit të Ligjit, i publikuar nga World Justice Project, duke u renditur mes vendeve që po punojnë aktivisht për të përmirësuar funksionimin e institucioneve, forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin ligjor.

Sipas raportit Rule of Law Index, Shqipëria renditet e 87-ta nga 142 vende në botë, duke u bazuar në masën se sa sundimi i ligjit është i pranishëm në jetën e përditshme të qytetarëve dhe funksionimin e institucioneve shtetërore.

Vlerësimi mbështetet në tetë faktorë kyç: kufizimi i pushtetit qeverisës, transparenca dhe qeverisja e hapur, mbrojtja e të drejtave themelore, rendi dhe siguria publike, si dhe funksionimi i drejtësisë civile dhe penale. Të dhënat tregojnë se Shqipëria shfaq stabilitet në aspektin e rendit dhe sigurisë, ndërsa kuadri ligjor dhe institucional vijon të forcohet.

Një nga faktorët ku vendi paraqitet ende në një nivel që kërkon përmirësim është mungesa e korrupsionit. Megjithatë, kjo sfidë nuk është e izoluar vetëm për Shqipërinë, pasi edhe vendet e rajonit kanë shënuar zhvillime të ngjashme, duke krijuar një hapësirë për përmirësim gradual të sundimit të ligjit.

Raporti evidenton se reformat e ndërmarra vitet e fundit, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, kanë krijuar baza më të qëndrueshme për përmirësimin e zbatimit të ligjit në vend.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026