Varfëria dhe sëmundjet gjunjëzojnë familjen në Elbasan, kërkojnë ndihmë
Varfëria dhe sëmundjet e rënda kanë gjunjëzuar familjen Jugu në Elbasan. Prej vitesh, kryefamiljari kujdeset për bashkëshorten e sëmurë dhe djalin e diagnostikuar me skizofreni, ndërsa vetë ka bërë tetë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Mes lotësh, bashkëshortja Lije Jugu apelon për ndihmë.
Lije Jugu: Kam katër pesë vjet që vuaj.
Gazetarja: Nga se vuan?
Lije Jugu: Zemra, tensioni, gurët në tëmth, veshkat, syri.
Gazetarja: Ke qenë në spital?
Lije Jugu: Kam qenë, asgjë mjekim kam marrë dhe asgjë. Duan lekë shumë ata që të na kapin me dorë, nëna s’ka lekë. 100 mijë lekë marr, s’kam. I bëj thirrje njerëzve që të më ndihmojnë sepse jam në gjendje të rëndë, shumë sëmurë jam, qaj ditë e qaj natë.
Ndërkohë kryefamiljari, 71, vjeç thekson se ka 26 vite që kujdeset për djalin skizofren dhe 4 vite për bashkëshorten, por jetën më të vështirë ia ka bërë pamundësia ekonomike dhe shëndetësore.
Safet Jugu: Për djalin kam 26 vjet që kujdesem, për plakën kam 4 vjet. Ka zemrën, veshkat në fund fare, ka kateter, vuan nga gurët në tëmth, nuk lëviz, është me karrocë.
Gazetarja: Sa e vështirë është të kujdesesh për ta?
Safet Jugu: Është shumë e vështirë, jam me dhimbje edhe sot jam me dhimbje në këmbë, jam me hernie diskale të rëndë. Të shërbej unë në moshën 71 vjeç, skizofrenit nuk i bëjnë një gjilpërë. 26 vjet ka çuni që i shërbej, mosha ime me këtë fuqi që jam unë nuk i përballoj, si nga ana shëndetësore, si nga ana ekonomike. Ne kërkojmë ndihmë si për ilaçe, si për një lavatriçe.
Gazetarja: I përballoni dot me pensionin?
Safet Jugu: Harrojeni. 300 mijë lekë ajo i do ilaçe, 100 i do ai dhe nja 200 unë, ku përballohen dot, po ushqimet që i duhen.
Apeli i familjes Jugu për ndihmë mbetet e vetmja shpresë për të përballuar trajtimet mjekësore dhe nevojat e përditshme.
Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
Replika në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi: Pse i fshiheni debatit? Balla: Nuk iu njohim si përfaqësues të protestës
Aksident i rëndë pranë urës së Milotit gjatë natës, plagosen 4 persona! Nisen me urgjencë drejt Traumës (VIDEO)
- 12:00 Vala e të nxehtit në Spanjë, 212 viktima gjatë katër ditëve të fundit
- 12:00 Macron: Marina franceze ka kapur një tjetër tanker rus të “flotës në hije”
- 11:58 Balla: Nuk e njohim Sali Berishën si përfaqësues të protestës
- 11:55 Vlorë, IMT prisht 3 objekte në kuadër të projektit Transballkanike-Port-Lungomare 4
- 11:52 Rutte për Iranin: E rëndësishme që të mos marrë kurrë në dorë kapacitetet bërthamore
- 11:48 Rutte vizitë në Shtëpinë e Bardhë, kreu i NATO-s përpiqet të zbusë tensionet me presidentin Trump