VIDEO/ Nga biznesi në biznes, arrestohen dy të rinj për tre vjedhje në Kamëz
Policia e Kamzës ka finalizuar operacionin të koduar “Together”, duke vënë në pranga dy shtetas, Admir Sinën, 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe një shtetas 18‑vjeçar. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri‑tjetrin kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar në Kamëz.
Falë reagimit të menjëhershëm dhe veprimeve të shpejta hetimore, policia bëri identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre. Nga hetimet është zbardhur gjithashtu autorësia e dy vjedhjeve të tjera, të ndodhura më herët, konkretisht më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, ku dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në dy biznese të tjera.
Njoftimi i policisë
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kamëz, menjëherë pas njoftimit të marrë dje për një rast vjedhjeje të ndodhur në një biznes në Kamëz, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Falë reagimit të menjëhershëm u bë identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Kamëz, i dënuar më parë për vjedhje, si dhe i një shtetasi 18-vjeçar.
Dje, këta dy shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur produkte dhe shuma parash në një subjekt tregtar.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur edhe zbardhja dhe dokumentimi i autorësisë për 2 vjedhje të tjera të ndodhura më parë, të kryera nga këta dy shtetas, konkretisht:
Më datë 18.11.2025 dhe 29.01.2026, këta shtetas dyshohet se kanë vjedhur shuma parash në 2 biznese.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.
Kanosi me thikë taksistin dhe i mori paratë, 27-vjeçari autor i 5 vjedhjeve me dhunë në qershor
Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
Sherri në gjyq, futen në izolim vëllezërit Bushgjokaj
- 13:37 IDF: Goditëm mbi 80 objektiva të Hezbollahut brenda natës, dhjetëra të vrarë
- 13:31 Netanyahu urdhëron sulm total kundër Hezbollahut, goditen 80 objektiva pas vrasjes së 4 ushtarëve izraelitë
- 13:16 Meloni i reagon Trump: Deklarata tërësisht të shpikura, unë dhe Italia nuk lypim kurrë (VIDEO)
- 13:15 Pas marrëveshjes me SHBA-në, Teherani njofton procedura të reja për kalimin e anijeve në Hormuz
- 13:02 Tajani anulon udhëtimin në SHBA, shkak deklaratat e Trump ndaj Melonit
- 13:02 Trump pas takimit me kryeministren italiane në samitin e G7: Meloni m’u lut të bënim një foto, më erdhi keq për të