Opera “L’Elisir D’Amore” riktheht në skenën e TKOB pas 14 vitesh
Një elisir dashurie do të ngjitet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit për katër netë me radhë.
Opera ‘L’ELISIR D’AMORE’, vjen për herë të parë në Tiranë duke bërë bashkë emra të spikatur të skenës shqiptare dhe asaj botërore duke sjellë një larmi zërash dhe temperament artistik, të ndarë në dy kastë të interpretuar. Në rolin e Nemorinos, Galeano Salas dhe Matteo Mezzaro sjellin emocionin, sinqeritetin e djaloshit naiv të dashuruar.
Matteo Mezzaro: Do të interpretoj Nemorinon dhe dua të shtoj nga ato që u thanë duke falenderuar teatrin për ftesën. Është nder dhe kënaqësi të jesh këtu dhe të këndoj rolin e Nemorinos në Eliksirin e Dahshurisë
Enkeleda Kamani dhe Nina Muho do t’i japin jetë Adinës me finesë vokale dhe ndjeshmëri skenike.
Nina Muho: Do të interpretojë në rolin e Adinës. Në përgjithësi në jetë dhe në skenë na udhëheqin pjesë dramatike, dhe sa herë më jepet mundësia e përjetoj me emocion. Jam e bindur që do të jetë e dukshme energjia në grup.
Rolin plot ngjyra të Doktor Dulcamarës e mishërojnë Gëzim Myshketa dhe Matteo D’Apolito.
Matteo D’Apalito: jam i lumtur që ndodhem këtu sepse është hera e parë për mua, që debutoj në këtë teatër dhe mbi të gjitha jam i lumtur që e rimarr këtë titull pas disa vitesh. Hera e fundit që e kam bërë ishte pikërisht me maestro Carensa kështu që është kënaqësi ta rigjej ketu.
Ky prodhim, i cili rikthehet i plotë në skenë pas 14 vitesh, vjen nën firmën regjisoriale të Riccardo Canessa-s, dhe do të ngjitet në skenë nga data 11 deri më 14 shkurt
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Përkujtohet 90-vjetori i lindjes së akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Pa të, kultura jonë do të ishte më e varfër
Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 17:18 Operacion i madh kundër korrupsionit në Irak, arrestohen figura të rëndësishme politike
- 17:17 Afër dhe larg Tiranës, fshatrat që jetojnë si në mesjetë! Burrat mbeten pa martuar
- 16:55 Izraeli njeh zyrtarisht gjenocidin armen të Luftës së Parë Botërore
- 16:41 “Ti themi jo bullizmit”, nxënësit e Libohovës ngjiten në skenë me një mesazh të fortë sensibilizues
- 16:41 Sulmet iraniane ndaj Bahreinit dhe Kuvajtit, Italia thirrje për përmbajtje: Thelbësore të shmanget çdo përshkallëzim
- 16:30 Aksident i trefishtë në aksin Gjakovë-Prizren, plagosen 7 persona. Policia jep detaje