“Sokol Bizhgës i’u dogjën 2 kolegë në makinë”, Karamuço tregon për masakrën e “Qafë Gjashtës”
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në emisionin “Now” me moderatoren Erla Mëhilli në Euronews Albania ka folur lidhur me reagimin e kreut të PD-së, Sali Berisha për dhunimin e Bledjon Nallbatit gjatë protestës së sotme.
Berisha hodhi akuza se sulmi dhe dhuna është urdhëruar nga zëvëndës drejtori i përgjithshëm, Sokol Bizhga të cilin e cilësoi një kriminelët më të damkosur me uniformë.
Karamuço lidhur me këto deklarata u kthye pas në kohë duke folur lidhur me masakrën e Qafë Gjashtës, ku sipas tij Bizhga u dërgua për të vendosur rend dhe siguri.
Nga kjo ngjarje ai shtoi se u vrarë dy kolegë të tij. Sipas tij Bizhga ka merita në polici teksa theksoi se është njeriu më me eksperiencë që ka policia.
“Nuk duhet të hyjmë në, se ngjan si replikë në distancë me zotin Berisha. Po më kujtohet historia që përmendi në lidhje me atë që u quajt ngjarja e Qafë Gjashtës ku Sokol Bizhga ishte urdhëruar që të shkonte të rivendoste rendin dhe sigurinë për të ringritur komisariatin e policisë.
Dhe në makinë ju dogjën dy kolegë dhe një i tretë u rrëmbye nga ana e kryengritësve dhe Sokol Bizhga ka shpëtuar për qime pa u vrarë pra u ekzekutuar dhe ka ikur nëpër rrëpira poshtë edhe derisa doli pastaj në Gjirokastër.
E tërhoqën forcat e tjera. Dhe pra ka shumë merita në polici. Këto nuk janë të meta, janë merita.
Ka shumë gjëra të tjera për të cilat mund të analizosh figurën e tij, por këto siç foli dhe parafolësi dhe zotëria për këto asnjëra prej partive politike nuk mund të analizojë figurën e Sokol Bizhës, për këto merita që ka pasur. Tani çfarë donte zoti Berisha që të vritej aty ai domethënë kush ishte heroizmi që duhet të bënte?
Edhe njëherë, organizimi i sotëm se kanë informacion nga vetë policia dhe opozita, organizimi i sotëm ka qenë që menaxhimin e turmave te kryeministria e ka pasur drejtori i qarkut Tiranë. Tek Kuvendi e ka pasur zoti Bizhga, zëvëndës drejtori i përgjithshëm”, tha ndër të tjera Karamuço.
Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë
Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça
- 21:32 Protesta e ditës së 15 nis marshimin e përditshëm në rrugët e Tiranës
- 20:49 FOTOT/ Pankartat e ditës së 15 të protestës qytetar në Tiranë
- 20:40 “Trishtim, po katandiset gjithmonë e më keq fakulteti”! Emocionohet Arben Kumbaro: E kthyen si në
- 20:16 Sekuestrimi i cisternës ruse! Britania arreston edhe 25 anëtarë të ekuipazhit
- 20:14 Ambasada e SHBA në Tiranë uron Trump për ditëlindje
- 19:46 Deputetja e PS-së Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja njofton ikjen si deputete e PS-së: Do jem e pavaruar