Fondi social 2026, Rama: Buxheti është 6-fishuar, 17% më i lartë
U mbajt këtë të mërkurë eventi “Fondi Social 2026, Garanci për Qëndrueshmërinë e Shërbimeve për Mirëqenien e Qytetarëve”, ku i pranishëm ishte Kryeministri i vendit, Edi Rama, dhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se në dekadën e fundit ka pasur një transformim rrënjësor të sistemit të mbështetjes dhe shërbimeve sociale, duke theksuar se buxheti për mbështetjen sociale është rritur gjashtë herë krahasuar me fillimin e reformës dhe është 17% më i lartë se më parë.
“Është një transformimin rrënjësor të mbështetjes sociale. Ku në këtë dekadë të fundit përpjekja nisi me kushte shumë të vështira me borxhe të akumuluara për vite me radhë. Ishte një borxh i madh në malin e borxheve të trashëguara që u deshën adresuar me shumë përpjekje, me reforma dhe masa këmbëngulëse. U desh një punë e madhe dhe risia vendimtare e procesit ishte shtrirja në nivel vendor.
Kam shumë besim se do të krijohet një sinergji e domosdoshme me kryetarët e bashkive për ta çuar këtë proces përpara që të shkojmë përtej volumit dhe shifrave, që janë jashtëzakonisht inkurajuese që Shqipëria të kujdeset për 65 mijë individë. Nuk janë 65 individë që i prek një sistem financiar, por janë 65 mijë individë të cilët i prek një sistem i organizuar institucional, pika shërbimi kujdestarësh, por bazuar edhe në neuronet se si funksionon shoqëria shqiptare, që nuk është akoma e perëndimorizuar si shoqëri perëndimore, ku njeriu nuk i thotë mirëmëngjes njeriut. Është e rëndësishme që bashkitë të përfshijnë shtyrjen e familjeve në sistemin e përkujdesjes sociale.
Është rritur 6 herë buxheti nga momenti kur nisëm këtë përpjekje, është 17% më i lartë këtë vit se vitin e shkuar. Por buxheti nuk i thotë të gjitha, për këtë arsye duhet që këtë proces ta thellojmë, ta bëjmë më të konsoliduar dhe ndërkohë të rrisim cilësinë e jetës nën strehën e kujdesit shoqëror”, u shpreh Rama.
Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
Turistet nga Irani në protestë, Rama: Kanë ardhur të lëpijnë e të pickojnë vajzat e djemtë e sinqertë në shesh (VIDEO)
- 18:29 Agron Duka: Nëse protesta shuhet, ky sistem do të zgjasë për vite
- 18:24 Numri i personave të raportuar të zhdukur pas tërmeteve shkatërrues në Venezuelë i kalon 25 mijë
- 18:04 Samiti i “Accenture Greqi” në Tiranë: Si inteligjenca artificiale po transformon bizneset
- 18:03 Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave
- 17:58 Portugalia gati të dërgojë 50 ekipe shpëtimi në Venezuelë pas tërmetit të fuqishëm vdekjeprurës
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit