Murseli kërkon të flasë me fëmijët në Suedi, i refuzohet komunikimi me Behgjet Pacolli
I akuzuari për vrasjen e bashkëshortes Liridona Ademaj, Naim Murseli, ka kërkuar nga Gjykata që t’i lejohet komunikimi me fëmijët e tij, të cilët ndodhen në Suedi, çështje e cila është duke u shqyrtuar me autoritet suedeze.
Gjatë seancës të së mërkurës ku Murseli po vazhdon të japë mbrojtjen ai kërkoi të bisedojë edhe me biznesmenin Behgjet Pacolli, por kjo kërkesë nuk është aprovuar nga Gjykata. Murseli më herët ka qenë këshilltar i Pacollit, shkruan KosovaPress.
Kryetarja e trupit gjykues, Fatmire Dërmaku, tha se kërkesa për komunikim me Pacollin i refuzohet pasi është kategori e personave që nuk e lejon ligji.
Naim Murseli bashkë me Granit Plavën e Kushtrim Kokallën akuzohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.
Sipas aktakuzës, Murseli e ka organizuar vrasjen e bashkëshortes për motive hakmarrjeje dhe për përfitim financiar, duke i premtuar Plavës 30 mijë euro nëse e kryen atë. E Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje ka kryer veprën “Vrasje e rëndë”.
Në seancën e sotme, përpjekja e Naim Murselit për të minimizuar lidhjen e tij me Granit Plavën, personin e akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt, ka marrë një “goditje” nga provat të prezantuara në gjykatë. Gjatë marrjes në pyetje, Murseli i qëndroi versionit se ai nuk kishte ndonjë njohje të afërt me Plavën, duke kundërshtuar dëshminë e vetë Plavës i cili kishte thënë se njiheshin prej 6-7 vitesh.
“Unë jam takuar me të vetëm kur ka qenë Kushtrimi”, deklaroi Murseli, duke u përpjekur të krijojë distancë nga Plava. Por, prokurorja zbuloi para gjykatës se, megjithëse telefonat e Murselit nuk u gjetën fillimisht pas vrasjes, ekspertiza e telefonit të Granit Plavës ka zbardhur të gjithë historikun e komunikimit. Të dhënat tregojnë një realitet që përmbys dëshminë e Murselit: në 10 ditët para vrasjes, dy të akuzuarit kishin komunikuar rregullisht, pothuajse çdo ditë.
Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell