Mesazhi i Erdogan para takimit me Mitsotakis: Duam paqe dhe siguri për veten dhe fqinjët tanë

11 Shkurt 2026 | 14:03

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, duke folur sot në Parlament, iu referua vizitës së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis në Ankara.

“Sot do të mirëpresim në vendin tonë Kryeministrin e Greqisë, z. Mitsotakis.

Siç mund ta shihni, një “erë turke” po fryn, si të thuash, në botë dhe në rajonin tonë.

Këtu duhet të theksoj veçanërisht sa vijon: të dashur miq, çfarëdo që duam për Turqinë, e duam edhe për miqtë dhe vëllezërit tanë. Ashtu siç duam paqe dhe siguri për veten tonë, ashtu siç duam stabilitet, zhvillim dhe prosperitet, duam të njëjtën gjë për fqinjët tanë dhe të gjitha vendet motra”, tha presidenti turk.

Ai shtoi: “Përpjekjet tona diplomatike, të cilat i kemi përshpejtuar kohët e fundit, kanë pikërisht këtë qëllim”.

Qëllimi kryesor i kontakteve tona është të kontribuojmë në paqen në rajon.

Pa asnjë kompleks, takohemi me të gjithë lojtarët dhe ndajmë idetë dhe sugjerimet tona me bashkëbiseduesit tanë, me një ndjenjë vëllazërie”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026