Tragjedia në Itali, 4 anëtarët e familjes Kola do të përcillen në banesën e fundit në Peqin
Katër anëtarët e familjes Kola, që humbën jetën në mënyrë tragjike në Porcari të Italisë, janë nisur drejt atdheut për t’u përcjellë në banesën e fundit në fshatin Gryksh i Madh, në Peqin.
Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida dhe dy fëmijët e çiftit, Hajdari 22 vjeç dhe Xhesika 15 vjeçe, u gjetën pa shenja jete më 4 shkurt në shtëpinë ku jetonin. Sipas hetimeve paraprake, shkak dyshohet të ketë qenë asfiksia nga monoksidi i karbonit, i çliruar nga një kaldajë gazi e vendosur së fundmi në banesë.
Autoritetet italiane kryen analizat toksikologjike përpara se trupat të lejoheshin të transportoheshin drejt Shqipërisë. Për të përballuar shpenzimet e kthimit, Durim Kola, vëllai i viktimës, organizoi një fushatë në platformën GoFundMe, e cila brenda pak ditësh siguroi mbi 75 mijë euro nga dhurues të shumtë.
Shtëpia ku ndodhi ngjarja ishte në pronësi të Artit, të cilën ai e kishte blerë rreth tre vite më parë dhe e kishte rikonstruktuar pjesërisht vetë. Arti ushtronte profesionin e piktorit, ndërsa djali i tij i madh punonte si elektricist.
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur