Përplasja e anijes së rojes bregdetare greke me emigrantët, viktimat vdiqën nga lëndimet në kokë
Shumica e 15 emigrantëve afganë që humbën jetë pranë ishullit grek të Kios javën e kaluar kur varka e tyre u përplas me një anije të rojes bregdetare vdiqën nga lëndimet në kokë, jo nga mbytja. Kështu tregojnë rezultatet e autopsisë.
Një hetim penal është hapur për përplasjen e 3 shkurtit në të cilën një anije e rojes bregdetare u përplas me një gomone që mbante rreth 39 persona, duke shkaktuar përmbysjen e saj.
Roja bregdetare tha se varka me emigrantë kishte udhëtuar pa drita navigimi dhe kishte injoruar paralajmërimet për t’u ndalur. Ajo tha se gomonia ndryshoi papritur kursin dhe goditi anijen patrulluese.
Dëshmitë e pesë të mbijetuarve, të shqyrtuara nga Reuters, bien ndesh me versionin zyrtar. Ata thanë se roja bregdetare nuk dha asnjë paralajmërim paraprak dhe se gomonja nuk e ndryshoi kursin. Më vonë, zhytësit gjetën trupa të pajetë brenda varkës.
Gjetjet e autopsisë ka të ngjarë të theksojnë fokusin e hetuesve mbi forcën dhe natyrën e impaktit.
“Shkaku i vdekjes: Lëndime të rënda në kafkë dhe në tru”, thuhej në një nga dokumentet e gjykatës të parë nga Reuters të mërkurën, me të tjerë që përmendnin gjithashtu lëndime në gjoks.
Deri më tani, një i mbijetuar maroken 31-vjeçar është ndaluar në pritje të gjyqit për akuza që përfshijnë kontrabandën e emigrantëve dhe shkaktimin e aksidentit vdekjeprurës. Ai i mohon akuzat.
Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit
BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve