Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese takon Ambasadorin e Britanisë: Forcim për shtetin e së drejtës
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, priti sot në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, i shoqëruar nga John Walker, Sekretar i Dytë për Çështjet Politike, të Brendshme dhe të Drejtësisë.
Gjatë takimit, Ambasadori Abbott vlerësoi rolin e Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetje për nisma që synojnë pavarësinë institucionale. Ndërsa Kryetarja Papajorgji theksoi rëndësinë e dialogut të hapur me partnerët ndërkombëtarë, duke diskutuar mbi funksionin e Gjykatës në garantimin e të drejtave themelore dhe zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e saj.
Postimi:
Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, 11 shkurt 2026. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Fiona Papajorgji, priti në një takim kortezie Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Sh.T.Z. Nicholas Abbott, i cili shoqërohej në këtë takim nga z. John Walker, Sekretar i Dytë për Çështjet Politike, të Brendshme dhe të Drejtësisë. Ambasadori Abbott nënvizoi rëndësinë e angazhimit të Gjykatës Kushtetuese në forcimin e shtetit të së drejtës dhe shprehu mbështetjen e plotë për nisma që garantojnë forcimin e pavarësisë institucionale. Kryetarja Papajorgji vlerësoi rëndësinë e dialogut të hapur me partnerët ndërkombëtarë në funksion të konsolidimit të drejtësisë kushtetuese, duke u fokusuar mbi rolin dhe funksionin e saj në garantimin e shtetit të së drejtës dhe mbrojtjen e të drejtave themelore, si dhe mbi zhvillimet më të fundit në veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese. Po ashtu, gjatë takimit u diskutuan edhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit profesional, shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen ndaj iniciativave që synojnë rritjen e standardeve institucionale dhe të transparencës.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë