Albin Kurti zgjidhet Kryeministër i Kosovës me 66 vota
Ka nisur seanca e dytë e kësaj të mërkure në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e qeverisë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të dhjetorit. Në seancën e parë të kësaj dite, pas një kalvari të gjatë nga seanca e kaluar, u zgjodh Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, si propozim i Vetëvendosjes, me 66 vota, si dhe pesë nënkryetarët e propozuar nga partitë politike.
Në këtë seancë të dytë është zgjedhur Kryeministër i Kosovës Albin Kurti. Qeveria e re e Kosovës më në krye Kurtin mori 66 vota pro, 49 vota kunder dhe asnjë abstenim. Ky është mandati i tretë qeverisës nga Kurti, ndërsa Kosova kaloi një vit bllokadë.
Përbërja e Qeverisë
Zv. Kryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Zv. Kryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla
Zv. Kryeministër për Çështje të Pakicave dhe Bashkëpunim – Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë – Hekuran Murati
Ministër për Familjen dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare – Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci
Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulëzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës – Hajrullah Çeku
Ministre e Kulturës dhe Turizmit – Saranda Bogujevci
Ministër i Sportit dhe Rinisë – Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal – Elbert Krasniqi
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural – Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit – Dimal Basha
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane – Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave – Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal – Rasim Demiri
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal