Helmimi i nxënësve në Fier, drejtoresha e Spitalit: Po presim përgjigje për shkakun

4 Mars 2020 | 15:23

60 nxënës të shkollës “Janaq Kilica” në Fier janë helmuar në ambientet e shkollës dhe janë paraqitur me urgjencë në spitalin e qytetit. Nxënësit sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë paraqitur me probleme në frymëmarrje, ndërsa një pjesë edhe me neuroza paniku. Nxënësit thonë se janë ekspozuar ndaj një substance, sipas mjekëve e padëmshme, por që irriton kanalet e frymëmarrjes.

Sipas policisë së Fierit paraprakisht dyshohet se një nxënës ka përdorur spraj piperi. Ndërkaq, sipas ministres së Arsimit, Besa Shahini në shkollë do merren masa disiplinore të mëtejshme, pasi situata është shqetësuese.

Drejtoresha e Spitalit Rajonal në Fier, Nevila Shuka duke folur për Euronews Albania bën me dije se aktualisht asnjë prej nxënësve të paraqitur orët e para nuk ndodhet më në spital.

“Rreth orës 11:10 u paraqitën rreth 30 nxënës me vështirësi në frymëmarrje, irritim lokal të rrugëve të sipërme, kollë e thatë, debulesë dhe gjendje ankthi. Stafi mjekësor u vu menjëherë në dispozicion dhe monitoruan të gjithë nxënësit duke vlerësuar parametrat e tyre, të cilat vlen të theksohet se ishin normale që nga moment i paraqitjes në spital deri në orën 16:00 kur ka dalë edhe nxënësi i fundit nga spitali” -tregon znj. Shuka.

Drejtoresha shton se janë në pritje të përgjigjeve nga institucionet e tjera për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në shkollën “Janaq Kilica”. Për sa i përket informacionit se përse u shkaktua kjo ngjarje, në të gjitha kartelat e nxënësve, diagnoza është intoksifikim nga lëndë e panjohur. Në total në spital janë paraqitur 60 persona, 58 prej tyre nxënës dhe 2 mësues.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021