Koçiu sulmon Berishën në Kuvend: Mbylle sytë për policët e lënduar, je gënjeshtar patologjik

12 Shkurt 2026 | 11:00

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, ka reaguar ashpër në Kuvend ndaj kreut të PD, Sali Berisha, pas deklaratës së tij se asnjë efektiv nuk u dhunua ose lëndua gjatë protestës së dy ditëve më parë.

“Thua që nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap,” tha Koçiu.

Ministrja shtoi: “Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët dhe të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gjak të derdhësh gjak.

Pse nuk i takove policët në spital? Ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre. Në vend që të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua që nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin,” përfundoi ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e trefishtë në Elbasan, objektiv i atentatit ishte një person tjetër. Të plagosurit ishin qytetarë të rastësishëm

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan kanë zbuluar detaje të reja...
11:31 | 21/07/2026

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Shtyhet seanca për Veliajn, gjykata gjobit avokatin e tij dhe cakton një tjetër mbrojtës

Seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, u shoqërua me diskutime. Ajola Xoxa paraqiti një tjetër kërkesë përmes mbrojtjes së saj. Avokati i Ajola...
11:03 | 21/07/2026