Ishte hequr nga puna, punonjësja e pastrimit në Kuçovë tenton të vetëhidhet nga kulla

12 Shkurt 2026 | 13:47

Një punonjëse e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina Kuçovë dhe po tenton të hidhet e t’i japë fund jetës.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se punonjësja Elona Bregu, 40 vjeçe është hequr nga puna dhe ka dy muaj pa marrë rrogën, duke deklaruar se do hidhet nëse nuk e fusin në punë.

40-vjeçarja punon në firmën e pastrimit në Kuçovë.

Videon e ka shpërndarë në Facebook, Lefter Maliqi, duke shtruar disa akuza ndaj kryetarit të Bashkisë.

“E rëndë! Po ndodh tani ne Kuçovë! Punonjësja e pastrimit në Kuçovë ka hipur në majë të kullës tek ish Uzina  Kuçovë dhe po tenton të hidhet, t’i jap fund jetës, pasi kanë dy muaj pa marr pagat, raste të përsëritura dhe Kryetari i Bashkisë, i paafti, i dënuari, abuzuesi nën hetim nga “SPAK”, Hajdari i cili i ka dhënë mbi 1 Miliardë e 700 Milion “Tender Korruptivë kompanisë “Viola Green” dhe sot i kanë pushuar nga puna sepse kërkojnë pagat dhe të drejtat e tyre. “SPAK” ende hesht, pasi për “Viola Green” dhe Hajdarin ka kallëzim në “SPAK”. Turp, skandal, Kuçova si Mesjetë me qenë e plehra, si germadhë po sakrifikon dhe jetën e punonjësve të vet. Ndëshkim Ligjor për këta të korruptuar”, ka shkruar Maliqi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026