Meloni zotohet të sigurojë kufijtë italianë, miraton projektligjin që lejon bllokadat detare
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se qeveria e saj do të përdorë çdo mjet në dispozicion për të garantuar sigurinë e kufijve, pasi miratoi një projektligj që autorizon bllokada detare për të ndaluar anijet të mbërrijnë në Itali.
Projektligji është hapi i fundit në goditjen ndaj emigracionit të parregullt nga qeveria e ekstremit të djathtë e Giorgia Melonit, e cila ka përfshirë masa të ashpra kundër anijeve të shpëtimit, për kontrabandistët e qenieve njerëzore dhe skema që synojnë riatdhesimin e shpejtë të njerëzve.
Sipas legjislacionit, i cili duhet të miratohet nga të dyja dhomat e parlamentit, autoritetet italiane do të kenë fuqinë për të ndaluar anijet të hyjnë në ujërat territoriale të vendit deri në 30 ditë, me mundësi zgjatjeje deri në gjashtë muaj, në situata kërcënimesh serioze për rendin publik ose sigurinë kombëtare, siç është terrorizmi.
Masa, e cila vjen pasi qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur gjatë kalimit të Mesdheut nga Afrika e Veriut gjatë një stuhie të fuqishme të kohëve të fundit, gjithashtu u jep fuqi autoriteteve të vendosin bllokadën gjatë periudhave të rritjes dramatike të mbërritjeve të anijeve.
Ata që shkelin rregullat përballen me gjoba deri në 50,000 euro dhe anijet e tyre mund të konfiskohen në rast të shkeljeve të përsëritura – një masë e synuar për anijet e shpëtimit. Në raste të tilla, pasagjerët në bord mund të transportohen në vende të tjera përveç vendit të tyre të origjinës me të cilat Italia ka marrëveshje specifike riatdhesimi.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur