EMRI| I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje, ekstradohet nga Belgjika vëllai i Suel Çelës
Mbrëmjen e djeshme është finalizuar ekstradimi nga Belgjika në Shqipëri i Mario Çelës, vëllait i Suel Çelës, kreut të organizatës kriminale në Elbasan.
Sipas njoftimit nga policia, 37-vjeçari Mario Çela ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për korrupsion dhe krim të organizuar më datë 22.11.2024, dhe i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.
“Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të tyre në Belgjikë, gjatë fazës së radhës të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Belgjika, në Shqipëri, të shtetasit: M. Ç., 37 vjeç, lindur në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 22.11.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, ”Organizata kriminale”, ”Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe ”Korrupsioni aktiv ne sektorin privat””, thuhet në njoftimin e policisë.
Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
Dita e 50-të e protestës, qytetarët para Kryeministrisë: Të enjten protestë kombëtare te Parlamenti
Aksident i rëndë në Çermë-Divjakë, humb jetën 39-vjeçari, plagosen 5 persona, mes tyre 3 fëmijë
- 09:05 E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarët nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur 2 ditë më parë
- 09:03 Dy tërmete të njëpasnjëshëm “shkundin” Iranin, sa ishte magnituda
- 08:51 I dyshuar si haker i FSB-së ruse, Denis Obrezko përballet me 10 vjet burgim në SHBA
- 08:45 Alarm në hapësirë, NASA: Pjesë e raketës Falcon 9 mund të përplaset me Hënën më 5 gusht
- 08:42 Sot seancë plenare në Kuvend, rendi i ditës. Do të mbahet edhe një protestë para Parlamentit
- 08:33 Rubio: Irani dëshiron ta përdorë Ngushticën e Hormuzit si mjet negociues