EMRI| I akuzuar për vrasje në Britani, arrestohet 34-vjeçari me qëllim ekstardimin
Policia e Tiranës këtë të premte ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Manchester, pasi Gjykata e Kentit të Veriut në Mbretërinë e Bashkuar, më datë 15.01.2026, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vrasje”, sipas legjislacionit penal të Mbretërisë së Bashkuar.
Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 81”, në pranga ka rënë shtetasi Altin Shehu me qëllim ekstradimin në Mbretërinë e Bashkuar.
“Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 81”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Tirana, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit A. Sh., 34 vjeç, banues në Domje, Tiranë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet britanike, vijon procedurat për realizimin e ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid