Operacion antidrogë në Kukës, arrestohen 3 persona! Sekuestrohen 459 gr kokainë
Tre persona janë vënë në pranga pas tre muajsh hetime nga Prokuroria e Kukësit. Prokuroria njofton se 3 të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Gjithashtu janë sekuestruar 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
“Hetimet e Prokurorisë Kukës çojnë në arrestimin e 3 personave të dyshuar për ‘Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike’, sekuestrohet 459 gr kokainë.
Pas një hetimi tre mujor të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës, në bashkëpunim me strukturat e hetimit të krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Shtetit, u mundësua arrestimi i tre shtetasve, A.I., E.K. dhe H.E.
Arrestimi u realizua në kuadër të hetimeve të realizuara me metoda speciale mbi procedimin penal nr.677, të vitit 2025 regjistruar për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike’, parashikuar nga neni nr.283 i Kodit Penal.
Gjatë procedimit me blerje të stimuluar, u sekuestruan 12.5 gramë lëndë e dyshuar kokainë dhe gjatë operacionit të sotëm u gjet dhe sekuestrua 459 gramë lëndë e dyshuar kokainë.
Hetimet vijojnë për dokumentimin e veprimtarisë kriminale në drejtim të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë”, njofton prokuroria.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid