Pezullimi i funksionarëve publik/ Zbardhet projektligji për ndryshimin e nenit 242 në Kodin e Procedurës Penale
Kuvendi i Shqipërisë ka zbardhur projektligjin për ndryshimin e nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, një iniciativë ligjore që ka lindur pas vendimeve të fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe SPAK për pezullimin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Sipas dokumentit zyrtar, ndryshimi i propozuar në nenin 242, pikën 2, parashikon që masa e pezullimit të mos zbatohet ndaj një grupi funksionarësh të lartë shtetëror. Teksti i ri specifikon se përjashtohen nga kjo masë: Presidenti i Republikës, Avokati i Popullit, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Ligji, sipas projektit, do të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, dhe është nënshkruar nga Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq