Plagosja e 18-vjeçares në Sauk, gjykata cakton masat e sigurisë për familjen Gjuta

17 Shkurt 2026 | 10:57

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm këtë të martë ka caktuar masat e sigurisë për personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në “Gjuta Hotel” në Sauk, ku një 18-vjeçare u plagos. Sipas gjykatës i dyshuari për plagosjen do të mbetet në masën e sigurisë “Arrest me Burg”.

Erisjaldo Gjuta, i dashuri i viktimës, i dyshuar për plagosjen, do të qëndrojë në arrest në burg, për veprat penale: moskallëzimi i krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit.

Vladimir Gjuta i është caktuar masa “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, duke u paraqitur çdo të hënë në orën 10:30 pranë shërbimeve të policisë gjyqësore të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ai dyshohet për moskallëzim të krimit dhe veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Mirvete Gjuta, gjithashtu nën hetim për të njëjtat vepra si Vladimir Gjuta, do të paraqitet çdo të hënë të parë të muajit në orën 10:00. Gjykata ka urdhëruar lirimin e saj të menjëhershëm, nëse nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi personal ndaj saj.

Vendimi i gjykatës vjen pas vlerësimit të ligjshëm të arrestimeve në flagrancë për tre personat, të cilët dyshohet se kanë penguar zbardhjen e ngjarjes dhe kanë mbajtur pa leje armë dhe municione.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026