Vijon pastrimi i inerteve në aksin Maliq-Lozhan, qarkullimi i automjeteve me një korsi

17 Shkurt 2026 | 12:23

Prej dy ditësh vijon puna për largimin e dherave dhe shkëmbinjve nga aksi nacional Maliq-Lozhan, pas rrëshqitjeve që kanë shkaktuar dëmtime serioze në strukturën e rrugës.

Në këtë segment, qarkullimi i mjeteve kryhet me një korsi, situatë që paraqitet edhe në disa pjesë të tjera të këtij aksi. Raportohet gjithashtu për dëmtime anësore në një urë përgjatë rrugës.

Firma kontraktore që mirëmban aksin ka vendosur sinjalistikë paralajmëruese në të gjitha segmentet e dëmtuara, ndërsa puna vijon për rikthimin e plotë të qarkullimit normal.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026