Legjendat e boksit Tyson dhe Mayweather rikthehen në ring për një duel global
Dy emra të mëdhenj të boksit botëror rikthehen në qendër të vëmendjes. Mike Tyson dhe Floyd Mayweather Jr. do të përballen në ring më 25 prill, në një duel që pritet të tërheqë interes global.
Pas humbjes ndaj Jake Paul në nëntor 2024, legjenda e peshave të rënda, Tyson, ka vendosur të rikthehet sërish në ring. Këtë herë përballë do të ketë një tjetër ikonë të sportit, Mayweather, i cili e mbylli karrierën si profesionist i pamposhtur dhe u bë edhe më i famshëm pas superduelit me Manny Pacquiao.
Mayweather numëron 50 fitore në karrierën e tij profesionale, ndërsa pas tërheqjes zhvilloi edhe një duel ekzibicioni pa fitues zyrtar. 48-vjeçari ka regjistruar 27 fitore me nokaut, duke lënë gjurmë në kategoritë ku garoi.
Në anën tjetër, Tyson është 11 vite më i madh dhe rikthimi i tij shihet më shumë si një sfidë simbolike mes dy legjendave, sesa një duel i niveleve të tyre kulmore. Megjithatë, pasioni për boksin duket se mbetet i njëjtë.
Zgjedhja e Republika Demokratike e Kongos si vend organizimi sjell kujtime historike, pasi 52 vite më parë aty u zhvillua përballja epike mes Muhammad Ali dhe George Foreman, një nga duelet më të famshme në historinë e boksit botëror.
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset