Ekskluzive/ BE për Euronews: Po ndjekim nga afër amendamentin e qeverisë për Kodin e Procedurës Penale

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
17 Shkurt 2026 | 18:57

Në një përgjigje ekskluzive për Euronews, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se po ndjek nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt nga qeveria shqiptare. Sipas BE-së, çdo nismë ligjore që lidhet me gjyqësorin duhet të jetë në përputhje me standardet evropiane dhe acquis-in e Bashkimit Europian, duke respektuar pavarësinë, llogaridhënien dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.

“BE po monitoron nga afër amendamentin e Kodit të Procedurës Penale të paraqitur më 16 shkurt. BE monitoron dhe vlerëson çdo nismë legjislative që lidhet me gjyqësorin në të gjitha vendet kandidate, përfshirë Shqipërinë. Këto nisma pritet të jenë në përputhje me acquis të BE-së dhe standardet evropiane”, thuhet në reagim.

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thekson rëndësinë që Kuvendi i Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij, si pjesë e luftës efektive kundër korrupsionit dhe përparimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

“Është përgjegjësi e Kuvendit të Shqipërisë të trajtojë pa vonesë kërkesat për heqjen e imunitetit të anëtarëve të tij. Lufta efektive kundër korrupsionit është me rëndësi jetike për përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE,” thekson BE-ja në përgjigjen e saj për Euronews.

BE gjithashtu paralajmëron se retorika që nxit mosbesim publik ndaj gjyqësorit, pavarësisë, paanshmërisë dhe integritetit të sistemeve gjyqësore dhe prokuroriale është kundërproduktive.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaseta e “21 janarit” dërgohet për ekspertizë në SHBA

Në kuadër të hetimeve për dosjen “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka vendosur të dërgojë për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio...
12:19 | 02/06/2026

Ndërron jetë Rexhep Meta, babai i Ilir Metës

Është ndarë nga jeta në moshën 83-vjeçare Rexhep Meta, babai i ish-presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta. Ceremonia e varrimit do të zhvillohet të...
12:30 | 01/06/2026

Rama: Për herë të parë mendova t’ju përulem dhe të iki në katund, ju kanë manipuluar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë publikisht lidhur me situatën e krijuar në Zvërnec, duke e cilësuar revoltën si rezultat të manipulimit...
10:30 | 01/06/2026