McAllister: Nuk komentojmë çështje që janë në hetim, Gonzato: Reforma në Drejtësi të mos preket
Në një konferencë për mediat të mërkurën, përfaqësuesi kryesor i Delegacionit të David McAllister në Parlamentin Europian dhe Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, iu përgjigjën pyetjeve mbi një çështje që lidhet me Belinda Balluku.
McAllister theksoi se vizita e tij vjen në një moment të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE, por kur u pyet për emra dhe detaje konkrete, ai tha:
“Sigurisht që kjo temë është folur, por unë nuk mund të jap komente për çështje dhe emra konkret. Jam në dijeni të kësaj çështjeje, por është një çështje që nuk ka të bëjë vetëm me aspektet ligjore, por edhe me dimensionin politik.”
Pas tij foli edhe Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato:
“Ne e kemi ndjekur nga afër të gjitha nismat e qeverisë që kanë të bëjnë me shtetin e së drejtës. Kemi shqetësim që mos të preket Reforma e drejtësisë e vitit 2016. Presim që të konsultohemi për këtë nismë.”
Më pas ka komentuar sërish çështjen Balluku:
“Siç e thashë, nuk dua të komentoj çështjen konkrete, por ajo që përfshin zonjën Balluku është një çështje që përbën një test kritik në luftën e saj ndaj korrupsionit.”
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet