Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës

10 Qershor 2021 | 20:41

Rezultati i zgjedhjeve ka bërë që popullariteti i Edi Ramës të rritet më tej, ndërsa ai i Lulzim Bashës, apo dhe Monika Kryemadhit të bjerë.

Sondazhi i kompanisë prestigjioze MRB bërë për Euronews Albania tregoi se opinioni pozitiv për Ramën u rrit me 4 pikë përqindjeje krahasuar me sondazhin e fundit para zgjedhjeve të 25 prillit (nga 48.4% në 52.4%), ndërsa opinioni pozitiv për Bashën ra me 9.4 pikë përqindjeje (nga 45.4% në 36%).

Ngjashëm pësoi rënie edhe opinioni pozitiv ndaj Kryemadhit me 4 pikë përqindjeje (nga 18% në 14%).

Në tërësi (45.8%) të pyeturit u përgjigjën se ishin të kënaqur nga rezultati i zgjedhjeve. Një pjesë (38.3%) ishin të pakënaqur, ndërsa (15.9%) pjesa tjetër “as të kënaqur dhe as të pakënaqur”.

Pakënaqësia për rezultatin (75%) reflektohej më shumë te votuesit e PD-së, ndërsa kënaqësia te votuesit e PS-së (86.5%).

Pikërisht prej rezultatit, shumica dërrmuese (97.3%) e votuesve të PS-së e vlerësojnë si pozitive performancën e partisë në zgjedhje, ndërsa ngjashëm me shumicë dërrmuese (89.8%) vlerësojnë si negative performancën e LSI-së.

Rezultati i zgjedhjeve rrëzoi ndjeshëm popullaritetin e Lulzim Bashës by Euronews Balkans

Metodologjia

Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës

Botuesi Nikollë Lesi tha për “Barometri” në Euronews Albania se po të ishte gjyqtar do ia jepte Partinë Demokratike Sali Berishës. “Nëse do isha gjyqtar...
22:20 | 06/01/2023

Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi

Edi Rama konsiderohet udhëheqës i fortë, 57% e njerëzve mendojnë kështu, zbuloi Barometri në Euronews Albania. Për eksperten e komunikimit, Balina Bodinaku, një lider i...
22:39 | 11/11/2021

Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste

Kryeministri Edi Rama vazhdon të jetë udhëheqësi më i pëlqyer nga shqiptarët, edhe pse shumica e tyre kanë mendim negativ për të, zbuloi Barometri në...
21:37 | 11/11/2021