“U mor me shtatzëninë e Griseldës”, Manjani: I kam hequr vizën Parlamentit Europian
Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vizitën e delegacionit të Parlamentit Evropian sot në Tiranë, të kryesuar nga përfaqësuesi kryesor i Delegacionit të David McAllister dhe deklaratat e tij sa i përket klasës politike dhe drejtësisë në vend.
Manjani u shpreh se për të Parlamenti Evropian dhe eurodeputetët nuk kanë asnjë rol, ndërsa i cilësoi koorrekte dhe jo të jashtëzakonshme deklaratat e McAllister.
‘Së pari personalisht e kam hequr mendjen nga Parlamenti Evropian që ditën kur është marrë në seancë plenare me shtatzëninë e Griseldës, është momenti kur ja kam hequr vizën, s’ka asnjë lloj funksioni, janë ca njerëz pa punë që marrin rroga të mira. Që ditën kur ai parlament është marrë me shtatzëninë false të Griseldës ja kam hequr vizën. Kjo është arsyeja pse eurodeputetët nuk i dëgjoj me vëmendje. I dëgjova deklaratat e McAllister, m’u dukën korrekte, nuk m’u dukën të ekzagjeruara siç ka pritshmëri opinioni publik, nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme’, tha Manjani.
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid