52.4% e shqiptarëve mendojnë se pati parregullsi në zgjedhje, por shumica prej tyre mendojnë se nuk diktoi fituesin
Shumica e shqiptarëve mendojnë se në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit pati parregullsi, mirëpo pjesa më e madhe e tyre thonë se ato nuk diktuan fituesin. Ndërkohë nga ata që shprehen se pati parregullsi, apo manipulime jo të gjithë bien dakord se procesi duhet përsëritur.
Kështu rezultoi në sondazhin e kompanisë prestigjioze MRB bërë për Euronews Albania, ku të pyeturit u vunë përballë pretendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha se “zgjedhjet u vodhën dhe kishte manipulime të mëdha nga qeveria” dhe se 25 prilli ishte “masakër elektorale”.
Të pyetur për këtë pretendim ata u shprehën se:
- Zgjedhjet ishin të drejta, rezultati i qartë, nuk mund të sfidohet – 44.7%
- Kishte disa parregullsi nga qeveria, por nuk ndikoi në rezultat – 11.4%
- Kishte disa parregullsi, jo vetëm nga qeveria, por kjo nuk vendosi fituesin – 17.8%
- Kishte manipulime serioze nga qeveria që vendosën fituesin – 23.2%
Në përgjithësi nga 52.4% e të pyeturve, që ranë dakord për parregullsi apo për manipulime, 55.7% e tyre (29.2% i 52.4%) nuk mendojnë se këto parregullsi diktuan rezultatin, ndërsa 55.9% e tyre nuk besojnë se zgjedhjet duhen ripërsëritur.
Analizuar sipas votuesve, bie në sy se 78.3% e votuesve të PS-së besojnë se “zgjedhjet ishin të drejta dhe rezultati i qartë dhe që nuk mund të sfidohet”, ndërsa nga votuesit e PD-së vetëm 52.1% besojnë se “kishte manipulime serioze nga qeveria që vendosën fituesin”.
29.2% e shqiptarëve mendojnë se parregullsitë nuk diktuan fituesin by Euronews Balkans
Metodologjia
Sondazhi u bë për Euronews Albania nga kompania prestigjioze MRB, e cila zhvilloi 1,000 intervista (49.5% meshkuj, 50.5% femra) ballë për ballë në zonat urbane dhe rurale me persona me të drejtë vote (mbi 18 vjeç) nga data 25 maj deri më 2 qershor.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 19:47 “Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
- 19:39 Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit