Vuçiç snajperist? Eksperti zbërthen rolin e presidentit serb në dosjen Safari

19 Shkurt 2026 | 10:03

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Sadri Ramabaja, në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, theksoi se çështja e Sarajës së Safarit duhet të shihet me seriozitetin më të madh, sepse siç tha ai, lufta në terren është fituar nga ana jonë.

Ai theksoi gjithashtu se në Evropë në një pjesë të saj kolonializmi po thellohej, duke kulmuar në Kosovë, dhe në krye të propagandës së këtyre apatejdi ishte presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Luftën hibride të filluar kundër UÇK dhe madje pa përfunduar lufta, një mal i tërë mediash edhe në Evropë ishte investuar për të krijuar një narrativë të asaj natyre që vetëm përmendja e tri shkronjave UÇK asociacion dhe me krim respektivisht me dhunë të pakontrolluar.

Nëse në Afrikë i ishte dhënë fund kolonializmit në vitet 80-90 dhe Afrika e Jugut ishte ajo e fundit që po mbyllte atë kapitull të historisë, në Evropë në një pjesë të saj kolonializmi po thellohej, duke kulmuar në Kosovë, dhe në krye të propagandës së këtyre apatejdi ishte presidenti i Serbisë, që sot lëviz i lirë dhe merr pjesë në Indi, Pekin, Moskë etj, në luftën e tij propagandistike në ekzistencën e shtetit të Kosovës.

Ashtu si kishte inicuar raportin e Dikmartit deputeti rus në prill të 2008, dhe forma të tjera të punës duhet të merren parasysh.

Nëse i analizojmë mirë rrjedhat e veprimit të politikës ruse në Ballkan, na rezulton se edhe ideja e Ballkanit të hapur ishte pikërisht produkti i studimeve evropiane që vepron në kuadër të akademisë ruse, dhe sigurisht që edhe qendrat e studimit në Tiranë edhe në Prishtinë do të mund të vepronin në këtë drejtim, që çështja e Sarajës së Safarit të shihet në seriozitetin më të madh, sepse lufta në terren është fituar nga ana jonë. Tashmë kemi republikën e dytë shqiptare në Ballkan, por në rrafshin e narrativës politike jemi mbrapa”, tha eksperti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026