Peleshi replikon me Bardhin: Këshilli i Mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat

19 Shkurt 2026 | 10:50

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi gjatë fjalës në Kuvend replikoi me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi. Bardhi kërkoi shqyrtimin e menjëhershëm të kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin Belinda Ballukut në mbledhjen e Këshillit të Mandateve.  

Peleshi tha se Këshilli nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat. Ai theksoi se për pak ditë do të kryhet mbledhja se do të respektohen opinionet e palëve.

“Asnjëherë nuk e ke kontestuar interpretimin që kryetari i Kuvendi i bën rregullores, se në fakt nuk ka nevojë shumë për zgjuarsi se është e qartë. Ne e kemi një afat për rregulloren. Veprimtaria e Këshillit të mandateve nuk ka shkelur asnjë nen dhe afat, jemi brenda të afatit.

Për pak ditë, të hënën, do të zhvillojmë mbledhjen pasi është respektuar e drejta e të gjitha palëve. Këshilli nuk është organ vendimmarrës por këshillimor. Kryetari i Këshillit të Mandateve është i detyruar të respektojë opinionet të gjithë palëve. Misioni im është ta mbaj në normalitet Kuvendin”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026