“Mbyllet debati për Ramaduron”, Manjani: Më vjen keq për helikopterin…

19 Shkurt 2026 | 22:16

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në Uashington, në takimin inaugurues të Bordit të Paqes të organizuar nga presidenti Donald Trump.

Sipas tij, i vetmi debat që mbyllet me këtë vizitë është ai sipas të cilit mes Ramës dhe SHBA ekzistojnë një marrëdhënie e tensionuar dhe analogjitë me arrestimin e presidentit të Venezuelës Maduro nga DEA amerikane.

Sipas Manjanit, takimet multinacionale si Bordi i Paqes nuk kanë asnjë vlerë dhe rol konkret, por bëhen më shumë për spektakël.

“E vetmja gjë që mbyllet është helikopteri im që doli jashtë loje, iku, u mbyll kjo histori e Ramaduros. Unë jam nga ata që nuk jam entuziast nga këto takime, janë show, spektakël. Rama është politikan spektakli, e qan, nuk kemi një të dytë që të bëjë spektaklin në mënyrë më shembullore, nota 10. Unë jam kundër këtyre gjërave multinacionale, OKBE, BE, për mua duhet të ishte shtet me shtet, klasikja e marrëdhënieve diplomatike. Nga fjalimi i Ramës më bëri përshtypje që e gjeti vendin për t’u ankuar edha atje për rrogat e gjyqtarëve”, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re

Deputetja e Partisë Socialiste, Iris Luarasi, e ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, u shpreh se, ndonëse nuk është eksperte e reformës territoriale, të...
21:30 | 23/07/2026