Rusi, zhduket helikopteri ushtarak me 3 persona në bord

20 Shkurt 2026 | 09:39

Një helikopter me tre persona në bord është zhdukur në rajonin Amur të Rusisë, sipas agjencive të lajmeve ruse. Një deklaratë e autoriteteve tha se në bord kishte persona të armatosur, por ende nuk ka prova për sabotim.

Helikopteri rus, një Robinson R44, u zhduk në distriktin Romny, 130 km nga fshati Amaranka në rajonin Amur, njoftoi shërbimi për shtyp i Ministrisë rajonale të Emergjencave. Ai ishte ngritur dje, të enjten, dhe po shkonte drejt fshatit.

Komiteti Hetues Rus raporton se përveç pilotit, helikopteri mbante një hetues, një oficer të atij komiteti dhe një oficer policie.

“U vërtetua se në mbrëmjen e 19 shkurtit, një helikopter Robinson R44 që mbante një hetues nga Departamenti Ndërrajonal Hetimor Oktyabrsky [S.S.: Tetor] i Komitetit Hetimor të Federatës Ruse për Rajonin Amur dhe kreun e Departamentit të Policisë së Distriktit Oktyabrsky dhe Departamentit të Çështjeve të të Miturve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë u nis nga një vend prerjeje drurësh në Rajonin Amur, duke u drejtuar për në fshatin Romny. Helikiopteri nuk arriti në destinacionin e tij”, thuhet në deklaratë.

“Oficerët e policisë ishin në detyrë dhe, si pjesë e një ekipi hetimor, po largoheshin nga vendi i ngjarjes, ku u zbulua trupi i një punëtori në një kompani prerjeje drurësh, i cili vdiq gjatë punës”, shton ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026